Gazeta Zeri - 21.05.2008 30/10/2009
Kompania kosovare ‘’Passion’’ në bashkëpunim me kompaninë gjermane ‘’Wilde Cosmetics-LCN’’
Seminar një ditorë mbi estetiken moderne pranverë-verë 2008 në Prishtinë
Në Hotelin Grand në Prishtinë, me 25 maj do të mbahet Seminari i estetikës moderne pranverë-verë 2008, që do të organizohet nga kompania ‘’Passion’’, Prishtinë, në bashkëpunim me kompaninë gjermane ‘’Wilde Cosmetic-LCN’’, Frankfurt.
Në këtë seminarë, që shënon edhe seminarin e parë të këtij lloji në Kosovë, do të prezantohen, siç thotë drejtori i përgjithshëm i ‘’Passion’’, Betim Gashi, ‘’teknologjitë më të reja estetike si dhe risi në shumë fusha të reja të stilizimit që deri më tani mund të themi se kanë munguar tek ne’’.
Në seminar, i cili do të drejtohet nga përfaqësuesit gjerman të kompanisë ‘’Wilde Cosmetics-LCN’’, Roland Casoroli, shef i zyrës për eksport pranë LCN, Kaura Garuti, pedagoge dhe shefe e zyrës së trajnimit për Europë si dhe Piera Zocco, PEDAGOGE PRANË lcn-Frankfurt, do të sjellin të rejat e Estetikes Moderne në fushat e :
Zgjatjes së qerpikëve një-nga-një për 3 muaj
Zgjatjes së thonjëve teknikat më të reja botërore
Pjesëmarrësit e këtij seminari do të vazhdojnë trajnimin dhe në Gjermani për 4 ditë të tjera ku do të bëhet testimi përfundimtarë si dhe dhënia e diplomave ndërkombëtare.
Gazeta Lajm - 20.10.2006 30/10/2009
Stilisti i flokëve Betim Gashi me projekte të reja
‘’Passion’’ nga pasioni
Kur kishte filluar të merrej me rregullimin e flokëve, para nëntë vjetësh, gjithçka e kishte bërë nga pasioni. Tash ai është një ndër stilistët më të njohur të flokëve në Kosovë dhe në dy studiot e tij të bukurisë,’Passion’.’parakalojnë’ çdo ditë edhe emra të njohur nga politika dhe estrada kosovare. 22 vjeçari Betim Gashi, i njohur si Beti e bënë me shumë qejf punën që i siguron edhe përfitime, por që më shumë i jep kënaqësi
Të mërkuren mbrëma, ai e përuroi studion e tij të bukurisë në Gjilan. ‘’Sallon bukurie kam tash katër vjet. Në të ardhmën planifikoj që studio bukurie ‘Passion të hap edhe në qytetet e tjera të Kosovës’’. Thot ai.
Ai ka vendosur që me punën e tij të jetë i pranishëm në Gjilan, pas shumë kërkesave nga ky qytet. Hap pas hapi , Gashi po e krijon rrjetin e studiove te bukurise ‘’Passion’’ në Kosovë.
Deri më tash i ka promovuar dy kataloge me modele frizurash.’’Pas festës së vitit të ri planifikon ta filloj edhe katalogun e tretë. Kataloget e mi janë të vetmit të tillë në të gjitha trojet shqiptare.
Së shpejti, ai do ta hapë edhe një studio në Prishtinë, në lagjen ‘’Bregu i Diellit’’ Në studiot e mia, perveç klientëve të zakonshëm, vijnë edhe njerëz publike, si këngetare, politikanë ,etj’’, thotë ai.
Gazeta Iliria Post - 07.06.2006 30/10/2009
Katalogu i dytë i Betim Gashit
Studioja e bukurisë ‘’Passion’’ mbrëmë, në sallën e kuqe, në praninë e një numri te madh te ftuarish bëri promovimin e katalogut te dytë me radhë. Siq kemi paralajmruar, katalogun përmbanë më shumë se 200 stile të krehjeve të reja. Rreth historikut të studios në fjalë, na njoftoi Teuta Krasniqi, që njëherësh ishte edhe prezantuese e programit. Pastaj, ajo i ftoi manikenet në sfilatë, të cilat prezantuan stile të ndryshme të krehjeve.
Të ftuarit ishin edhe disa këngtarë të estrades sonë, si Xuxi, Tuna , dhe Nora Istrefi, të cilët kënduan për kënaqesinë e të pranishmëve.’’Natyrisht, që ka qenë e vështirë të organizohet dhe të promovohet një katalog, por kur ka vullnet njeriu arrin gjithçka. I kam pasur bashkëpuntorët e mirë si dhe stafin e studios’’Passion’. Që më kanë përkrahur dhe kam filluar për punimin e këtij katalogu’’, tha Betim Gashi. Betimi theksoi se edhe në të ardhmën do të vazhdojë në këtë mënyrë dhe do të mundohet t’u afroj klientëve atë që është më e mira dhe stilet më të reja të krehjeve.
Gazeta Lajm - 08.04.2006 30/10/2009
Flokëtari dhe stilisti holandez me famë botërore erdhi në Prishtinë
Kosovarët bartin frizurë të njejtë
‘’Në Perëndim janë në trend flokët e dredhura dhe natyrale. Këtu vërejta se të gjitha femrat dëshirojnë t’i kenë flokët e gjata dhe të drejta. Stili i tyre shkon me shumë kah vitet e ’60-ta’, thotë flokëtari dhe stilisti Rein Jagtenberg, i cili radhitet në vendin e gjashtë në mesin e stilistëve botëror të flokëve
Në mesin e flokëtarëve-stiliste botërorë radhitet i gjashti kurse në ranglistën europiane është i treti. Fitues i shumë shpërblimeve të flokëtarëve pronar i 11 salloneve të bukurisë në Holandë dhe drejtues i kolegjit të flokëtarisë ‘’All Inn Hairdressus Collage’’, me 100 studentë. Ky është holandezi Rein Jagtenberg, i cili ka ardhur në studion e bukurisë ‘’Passion’’ në Prishtinë për të demonstruar artin e prerjes së flokëve. Betim Gashi, pronar i studios ‘Passion’, e solli në Prishtinë holandezin me famë botërore përmes Organizatës Humanitare ‘’Pum’’. ‘’ jam shumë i kënaqur që kam arritur ta sjellë një stilist frizurash të kalibrit botëror, siç është Jagtenberg. Me vetë faktin që ai është këtu, ky është një privilegj për ne flokëtarët e Kosovës. Duke qenë pranë tij, unë dhe kolegët e mi kemi një rast të mirë që të trajnohemi më për së afërmi me stilet dhe trendet e botës në flokëtari’’. Që kur ka ardhur në Prishtinë stilisti holandes ka vizituar shumë sallone të bukurisë nëpër Kosovë, por më së tepërmi i ka bërë përshtypje studio e bukurisë ‘’Passion’’ dhe bashkëpunimi me Gashin.’’Në këtë studio me 30 punëtor pashë shumë gjëra interesante. Një enterier të shkëlqyer, një komoditet me të gjitha paisjet, që nga makiazh, pedikyri, solariumi e deri te prerja dhe ngjyrosja e flokëve, tha Jagtenberd. Ai thotë se gjatë vizitave të shumta që u ka bërë salloneve të bukurisë, ka vërejtur se në Kosovë dominon një stil kreativ i punës. ‘’Pashë dëshirën e flakët të frizerëve për të bërë diçka të bukur, për ta mbajtur të freskët imazhin e klientëve. Tash e shoh se nuk kam gabuar që kam zgjedhur Kosovën. Deri më tani kam bërë njëmbedhjet prerje të flokëve të femrave dhe të gjitha janë ndarë të kënaqura. Femrat shqipëtare, perveç që dinë ta mbajnë vetën mirë janë edhe të bukura. Por, më pengon pse të gjitha kanë stil të njejtë të prerjes dhe formës. Në Perëndim janë në trend flokët e dredhura dhe natyrale, këtu vërejta se të gjitha femrat dëshirojne t’i kenë flokët e gjata dhe të drejta. Stili i tyre shkon më shumë ka vitet e ’60-ta’.
Stilisti holandez së bashku me Gashin të martën do ta organizojnë një seminar në studion ‘Passion’, ku do të ftohen të gjithë frizerët e Kosovës. ‘’N ë bashkëpunim me stafin e studios ‘’Passion’’ do të prezantojmë të gjitha stilet dhe frizurat që janë në trende botërore’’. Tha stilisti holandez.
Gazeta Kosova Sot - 06.04.2006 30/10/2009
Rejn Jagtenberg, Floktar
TRENDE TË REJA NË KOSOVË
"Në kosovë erdha me anë të organizatës "Pum", dhe jam i kënaqur që pikërisht më solli në sallonin e bukurisë "Passion", sepse me të vërtetë është një salon i jashtëzakonshëm
BISEDË
Është ky flokëtar nga Holanda i cili ka ardhur në Kosovë përmes organizatës humanitare ‘’Pum’’ për demostruar punën e tij frizerëve kosovarë përmes sallonit të bukurisë ‘’Passion’’ me pronarë Betim Gashin. Z.Rejn Jagtenbergu është një flokëtarët i njohur në Holandë, i cili ka 11 sallone koszmetike. Ka të kryer shkollën e floktarisë, në vitin 1982 është zgjedhur kampion i Holandës, floktari më i mirë i këtij shteti. ‘’ Këtë profesion e kam që nga vegjëlia, sepse e adhuroj shumë dhe gjithnjë përpiqem të krijoj diq të re, me rregullimin dhe prerjen e flokëve. Kam zënë vendin e gjashtë në botë ne vitin 1986, jam kampion i tretë në Europë. Punën time e kam demostruar thuajse në tërë botën. Në Kosovë erdha me anë të organizatës ‘’Pum’’ e cila u ndihmon vendeve të varfëra dhe jam i kënaqur që pikërisht më solli në sallonin e bukurisë ‘’Passion’’, sepse me të vertet është një salon i jashtëzakonshem.
STIL I NGJASHËM ME ATË EUROPIAN
‘’Kam shëtitur edhe nëpër disa vende të Kosovës së bashku me Betimin, ku kam parë shumë sallone kozmetike, mirëpo në këtë salon kam gjetur diq të veqantë, puna e tyre dhe stili i këtij salloni ngjan me sallonet tona, dhe lirisht mund të them se kishin një stil të punës me flokë sikurse në Europë’’, thot ai. Ndërkaq, Betimi nga ky sallon thotë që z.Jagtenbergun vetë e kam kërkuar nëpër mes organizatës. ‘’Unë kam bashkëpunim me këtë organizatë dhe duke parë në web faqe famën dhe punën e tij, kërkova nga organizata që të na e sjellë këtë floktarë për të demostruar punën e tij në sallonin tim, t’u ofrojmë edhe më shumë njohje punëtorvë të mi, por edhe atyre që nuk janë në sallonin tim, d.m.th. edhe të salloneve të tjera në Kosovë. Z.Jagtenberku është një ndër floktarët më të mirë në Holandë, por edhe në botë mund të them sepse është shpërblyer me shumë mirënjohje, dhe jam shumë i lumtur që arrita ta sjellë në Kosovë’’, thot Beti. Floktari holandez ka tre ditë që qëndron në Prishtinë dhe që do të qëndrojë edhe nëntë ditë të tjera. Është i vendosur në hotel ‘’Iliria’’ me kompenzimet e Betimit.’’Gjatë ditëve që do të qëndrojë, në sallonin ‘’Passion’’ do të mbajë edhe disa seminare me floktarët kosovarë. Seminaret do ti organizoj brenda në sallon, ku do të jenë prezentë punonjës edhe të salloneve tjera, pastaj do të mundohem që një pjesë të tyre t’i marrë në Holandë në mënyrë që të shohin dhe të njihen me punën atjeshme, e që mund të them se agjëson me punën këtu’’.shprehet z. Jegtenberg.
ËSHTË HERA E PARË QË JAM NË KOSOVË
Ndër të tjera shton se në sallonin ‘’Passion’’ ka parë një komoditet të shkëlqyeshëm, ka lënë përshtypje edhe puna e tyre dhe numri i konsiderushem i punonjësve prej 30 vetash. ’’Është hera e parë që jam në Kosovë, kam menduar se nuk do të gjejë një sallon të tillë, kam menduar krejtësisht ndryshe, mirëpo në këtë sallon i kam parë të gjitha të mirat. Është shumë e çuditshme që pranova ta zgjedh Kosovën për të ardhur, sepse është hera e 15-te që më pyesin ekipi i asaj organizate se ku do të pranoj të shkoj, dhe kur më pyetën për herën e fundit, nuk mendoja për Kosovën, por kur kuptova që Betimi, një floktarë kosovar vetë më kishte kërkuar, atëherë me gjithë dëshirë u thash që dua të shkoj në Kosovë, dhe ja që tash jam shumë i kënaqur që jam në mesin e shqiptarëve kosovar dhe shrpesoj se bashkëpunimet tona do të rriten edhe më shumë’’, shtoi ai. Planet e tyre në të ardhmën janë që të hapin një shkollë të floktarisë në Prishtinë, meqë akoma mungon, pastaj të dergojnë disa floktarë kosovarë në Holandë për disa ditë, pastaj gjatë seminarit, i cili do të zgjasë pesë orë në këtë sallon, të prezantojnë të gjitha stilet e frizurave botërore së bashku me ekipin dhe punonjësit e tjerë. Gjatë ditëve sa do të qëndroj këtu, do të trajnojë punetoret e sallonit’’PASSION’’
Gazeta Iliria Post - 14.02.2006 30/10/2009
Passioni vjen nga ai
Edhe në sallonin e dytë do të jenë shërbimet e njejta, puna e njejtë dhe çmimet e njejta. Do të ketë shërbime nga më të ndryshmet duke filuar nga prerje,fenirim,shatir,zgjatje të flokëve,rregullim të thonjve,masazh relaksuese,tretman celuliti,solarium etj.
Betim Gashi, është vetëm 21 vjecar dhe tani posedon dy sallone të ondulimit, me të njohurat në qytet. I diplomuar në Belgjikë te Luan Dauti, I cili ka pasur vendin e tretë në Belgjik si frizeri me I mirë.Beti ka sjelle në Kosovë një frym të re rregullimi dhe ka freskuar pamjet e njerzve. Gjithashtu ai është I pari që ka prodhuar katalogun e flokëve dhe grimit. Tani është në radhë katalogu I dytë, që do të ketë rreth 300 pamje nga moda e fundt në botë dhe pritet të publikohet muajin e ardhshëm. Tërë ket sukses ai e arrin në bashkëpunimin me një ekip të zgjedhur dhe me punë të palodhshme. ‘’I gjtihë suksesi im vjen nga puna e pandalshme, bashkpunimi me një ekip të mirë, kualiteti dhe investimet. Pra kryesisht këta jan faktorët që punën time e bëjnë të dallojë nga tjerët’’, theksoi ai. Në sallonin e tij të parë ‘’passion’’, ai ka menaxhuar punën me 15 puntor dhe gjithashtu me shifër të njejtë ka startuar në sallonin e dytë, salon I cili ka filluar punën diten e shtunë. ‘’Hapja edhe e një salloni të ri në Prishtine, është rezultat dhe sukses I punës që është bërë në sallonin e parë.Salloni I dytë do të jetë i njejtë me ‘’Passion I’’. nuk do të veqohet për diqka të madhe, përvec internetit dhe kozmetkes që është shum kualitet nga firmat më të njohura botërore. Edhe në atë salon do të jetë puna e njejtë, do të ketë shërbime të njejta si këtu’’-tha ai duke shtuar se nuk do të ketë dallime as në çmimet e shërbimeve.’’Nuk do të dallojnë as çmimet të cilat prapë do të vazhdojnë të jenë të volitshme dhe njëherësh më të lirat në qytet. Do të ketë shumë shërbime edhe gjatë gjithë kohës do të sigurojmë gjëra të reja, të freskëta dhe të bukura. Gjithashtu edhe mikpritja që si zakonisht është shumë e mirë në ‘’Passion’,-shton ai. Investimet në sallonin e ri kanë qenë rreth 50.000 euro, që në start. 20.000 janë shpenzuar për kozmetike dhe 30.000 kanë kushtuar rregullimet e sallonit, investimet e gjëra të tjera që janë aty.
Së shpejti katalogu
Beti nuk ka kufizuar punën e tij vetëm në salon. Ai është punuesi I katalogut të parë të frizurave në Kosovë. Tani në radhë është edhe katalogu I dyt I cili është pritur të dalë në vitin 2005, për shkaqe kohe edhe kualiteti, ky katalog do të jetë në duart e klientëve muajin e ardhshëm. ‘’Katalogu është pritur të dalë në vitin 2005, por unë kam qenë shumë I zënë me punë dhe nuk kam arritur ta perfunojme kohën e duhur. Thjeshtë kam dashur që puna të publikohet në katalog të jet e mirë e jo punë shkel e shko. Nuk jam ngutur dhe nuk do të ngutem, sepse dua të jem I bindur në kualitetin e punës sime’’,-tha ai. Sa I përket veqantis së katalogut të dytë, ai shton:’’Katalogu I dytë në krahasim me katalogun e parë do të jetë shumë më I veqantë. Këtë e them për disa arsye, sepse fillimisht në këtë katalog do të ketë më shumë modele se në të parin. Pra shifra e modeleve arrin 300. Pastaj secila faqe në katalog do të jetë e dizajnuar në vete. Katalogu do të ketë edhe tekst, këshilla për flokë dhe shumë gjëra të reja, mirëpo unë do të doja më tepër që kjo të mbetet një befasi me të cilën do të njihen klientat kur ta ken në dorë.
Revista KOSOVARJA 2006 30/10/2009
U promovua katalogu i frizurave ‘’PASSION 2’’
I pasur me stile të ndryshme flokësh
Këto ditë në Prishtinë është promovuar edicioni i dytë i katalogut ‘’Passion’’. ‘’Passion’’ këtë herë na vjen krejt ndryshe, me më shumë stile frizurash, me më shumë mundësi zgjedhjeje. Një punë e gjatë sjell sërish në tregun kosovarë katalogun e vetëm shqipëtar (të flokëve).
Ju që jeni adhurues të frizurave e vlen ta keni në duar këtë ktalog dhe t’i aplikoni stilet e punuara në kokat e modeleve më të njohura. Për më shumë flet Beti nga saloni i bukurisë ‘’Passion’’.
Sapo keni promovuar katalogun ‘’Passion 2’’. Si shkoi promovimi?
Promovimi ka shkuar shumë mirë. Jam ndarë shumë i kënaqur me të gjithë.
Keni bërë një punë të gjatë e të lodhshme. A e vlejti?
Meqenëse rezultati përfundimar i katalogut ka dalë shumë mirë, normalisht se gjithë ajo punë dhe lodhje ia ka vlejtur
’’Passion 2’’ ndryshon nga ‘’Passion 1’’. E thoni edhe ju këtë?
Po. Katalogu i dytë i frizurave ‘’Passion’’ ndryshon shumë nga ai i pari, duke u nisur nga fakti që është shumë më i pasur me stile të ndryshme të flokëve, fotografitë janë më kualitative, ka këshilla të ndryshme për flokë, ka stile të flokëve edhe për femijë ku edhe formati është më i përshtatshëm.
E quani të sukseshëm këtë katalog?
Po, mendoj se është shumë i sukseshëm dhe nëse bëjm krahasim me kataloget evropiane nuk ndryshon shumë.
Këtë here keni pasur edhe frizura të ardhura nga sallonet e tjera. Me këtë keni dashur të tregoni se nuk i frikësoheni konkurrencës.apo?
Jo, nuk është problemi te konkurrenca, por këtë e kam bërë nga dëshira e madhe për të pasur një bashkëpunim me frizer të tjerë nga Kosova, Shqipëria ,Maqedonia.
Sa frizura mund t’i shohim në këtë katalog?
Në këtë katalog mund të gjeni mbi 200 stile të ndryshme të flokëve.
Çfarë stile keni aplikuar më shumë?
Mendoj se i kemi perfshire te gjitha stilet e flokëve, duke u nisur nga ato më të thjeshta e deri te ato më ekstravagante, ku nuk janë të përjashtuara as stilet e flokëve për meshkuj.
A mendoni se do të jenë të kërkuara këto frizura?
Është një periudhë shumë e shkurtër e publikimit të këtij katalogu dhe që në fillim shihet një interesim shumë i madh i klientëve tanë për t’i aplikuar këto frizuara.
Me kë keni bashkëpunuar në realizimin e këtij katalogu?
Një bashkëpunim shumë të mirë e kam pasur edhe me Ermira Ukëhajdaraj, Ilir Dautin, Liridona Llozana, Petrit Ukëhajdaraj dhe Liberta Spahiun.
A ia vlen të bësh katalog në Kosovë?
Normalisht që ia vlen, sepse shqiptarët kanë nevojë për më shumë kataloge vendore, duke iu ofruar mundësi të zgjedhjes së stileve më në trend të flokëve.
Çka prisni ju, te salloni ’’Passion’’ pas promovimit të këtij katalogu me shumë famë para ,apo?
Nuk ka qenë qëllimi as te fama, e as te paratë, por qëllimi ynë primar ka qenë që tu afrojmë klientëve tanë sa më shumë njohuri për flokët.
Ku mund ta gjejmë katalogun ‘’Passion’’?
Katalogu është shpërndarë në qendrat kryesore të Kosovës. Në Prishtinë atë mund ta gjeni në dy studiot të bukurisë ‘’Passion’’, në kosmetikën ‘’Golden Rose’’ në qendër tregtare ‘’Mini MAX’’ dhe në sallonin ‘’Njomza’’. Në Pejë në kozmetikën ‘’Revlon’’, në Gjakovë në sallonin ‘’Natyra’’, në Prizëren në Sallonin ‘’Zana’’, në Mitrovicë në Sallonin ‘’Farka’’, në Ferizaj në Sallonin ‘’Wella’’, në Gjilan në Kozmetiken ‘’Ajlin’’, në Shtime në Sallonin ‘’Art Hair’’, si dhe Vushtrri në Sallonin ‘’Top Fashion’’.
Gazeta Kosova Sot - 06.07.2004 30/10/2009
ME FLOKTARIN BETIM GASHI, PRONAR I ‘’STUDIO PASSION’’, SAJUESIN E PARË KOSOVAR TË KATALOGUT PËR FRIZURA
Sallonet e ondulimit me katalog të frizurave vendase
Mungesa e një publikimi vendas të frizurave më ka shtyre t’I rrakem inciativës që të bëjë diq në këtë drejtim. Kam menduar një kohë të gjatë se si edhe në Kosovë të kemi një katalog të tillë. Pastaj e detajizova idenë, dhe për më tepër se gjashtë muaj pune intensive ia arritëm që të vërtet të kemi një katalog tonin të frizurave,thot Betimi
Betim Gashi është pronar I studios ‘’Studio Passion’’.Ai për faktin që t’ju ndihmoi kolegëve të tij në Kosovë për frizura është themeluesi I parë në Kosovë I cili sajoi katalogun e frizurave
‘’Kosova Sot’’:Kush është Betimi?
Betimi:Jam I lindur dhe jetoj në Prishtinë.Tanimë u bënë gjashtë vjet që merrem me profesionin e floktarit. Jam udhëheqës I ‘’Studios Passion’’ dhe jam shumë I kënaqur me punën,klientët dhe profesionin tim
Femrat, kliente më të shpeshta
‘’Kosova Sot’’:Betim.cka ju shtyri që të merreni pikërisht me frizurat?
Betimi:Në katalog janë shprehur frizurat të të dy gjinive, por edhe në ‘’Studion Passion’’punojmë me dy gjinitë. Megjithatë femrat janë kliente më të shpeshta.
‘’Kosova Sot’’:Për herë të parë në Kosovë kemi sajuar katalogun e frizurave të femrave,a mund të na thuani se prej nga rrodhi kjo ide?
Betimi:Mungea e një katalogu vendas më ka shtyrë t’I rrekem iniciativës që të bëjë diq në këtë drejtim. Kam menduar një kohë të gjatë se si edhe ne në Kosovë të kemi një katalog të frizurave. Pastaj e detajizova idenë dhe për më tepër se gjashtë muaj pune intensive ja arritem që vërtet të kemi katalog tonin
‘’Kosova Sot’’:A mund të na njoftoni se sa ekzemplar I keni shpërndarë në sallonet e ondulimit deri më tani?
Betimi:Deri më tani kemi shpërndarë mbi 1000 kataloge dhe kanë mbetur per t’u shpërndarë edhe 2000 të tjerë, ndërkaq vetëm për sallonet janë afër 300sosh.
‘’Kosova Sot’’:Nëse nuk është sekrete,a mund të na thuani se sa është kjo punë biznesi apo vetem punë kreative që ka të bëjë me bukurinë?
Betimi:Puna dhe profesioni im padyshim që janë punë biznesi. Mgjithatë, hartimi I këtij katalogu ka pasur synim që të lehtësohet puna kolegëve dhe e klientëve shqiptarë,që do të thotë është kreativitet rreth së bukurës.
‘’Kosova Sot’’:Sa keni shpenzuar apo sa keni perfituar materialisht nga ky katalog?
Betimi:Nuk ka qenë synim përfitimi, përndryshe s’do të shpërndahej falas. Shpenzimet rreth katalogut, pa përfshirë ndihmën e bashkëpuntorve që me kanë ndimuar dhe pa llogaritur punën e studios sonë janë mbi 15.000 euro.
‘’Kosova Sod’’: Me kënd keni bashkëpunuar për sajimin e këtij publikimi të bukurisë?
Betimi:Përveq bashkëpuntorve të mi Brenda ‘’Studios Passion’’, nga bashkëpuntorët e jashtëm ndihmë të pakursyer kam pasur nga Organizata për Menagjim INTEGRA, Donika Berdynaj dhe Lulezim Shishani.
‘’Kosova Sot’’:Çka mund të veçonit si risi apo të vacant në këtë katalog?
Betimi:Nga shumë frizura kemi bërë përzgjedhjen aktuale, duke shfrytëzuar instinkin professional dhe përvojën tonë.Kemi prezantuar tërë rangun e modës së frizurave të sotme prej stilit klasik të thjeshtë deri tek aj me ekstravagant.
Të rinjtë përcjellin trendet e fundit të modës
‘’Kosova Sot’:A do të vazhdoni edhe në të ardhmën me katalogje të tjera?
Betimi:Po. Interesimi ynë është të vazhdohet në kontinuitet e të punohet në këtë drejtim. Nuk ka qenë leht të na bëhet as ky katalog, kështu që na duhet pakëz pushim
‘’Kosova Sot’’:Sa mendoni se të rinjtë po e përcjellin trendin e frizurave?
Betimi:Mendoj se të rinjtë kanë më tepër kujdes sot sesa në të shkuarën për pamjen në përgjithësi, e veçanërisht për frizurën.
‘’Kosova Sot’’:A po mbahen tani flokët e gjata apo të shkurtëra, të bardha apo të zeza?
Betimi:Nese nxjerrim ndonjë konkludim nga dëshirat e klientëve të përditshëm,mund të thuhet se më të pranishme janë flokët e gjata dhe ngjyrat e ndezura(shkëlqyese).
‘’Kosova Sot’’:Sa keni pasur vështirësi për t’I gjetur modelet për katalog?
Betimi:Modelet kryesisht janë nga klintët e ‘’Studios Passion’’. Të them të drejtën, ka qenë problem për të vendosur për shkak të interesimit të madh.
‘’Kosova Sod’’:Krijohet përshtypja gjatë shfaqjes që e keni organizuar se vjen me shumë në shprehje veshja sesa frizura. Pse?
Betimi:Nuk kisha thënë se është shprehur më tepër veshja se sa frizurat, edhe pse padyshim nuk mund të ndahen këto dy gjëra. Sepse, frizura duhet të kombinohet gjithsesi edhe me garderobën.
‘’Kosova Sot’’:Cila do të ishte këshilla juaj për lexuesit e të përditshmës’’Kosova Sot’’ dhe si duhet mirëmbajtur flokët?
Betimi:Gjë shumë e rëndësishme është të mos demtohen floket gjata tretmaneve të ndryshme. T’iu shmangen sa më tepër ‘fenirimeve’ ‘hekurosjeve’ dhe ngjyrosjeve të shpeshta me ngjyra jocilesor.
Luljeta Humolli.
Gazeta KohaDitore - 22.06.2004 30/10/2009
Katalogu i parë i frizurave ne Kosovë
Prishtinë, 22 qershor (KD) – Studioja e frizurës ‘’Passion’’ nga Prishtina,të marten,ka promovuar katalogun e parë të frizurave në Kosovë, për meshkuj dhe femra. Katalogu ka 80 faqe me dizajn të veqantë ku yjet e estrades sonë dhe modelet kosovare prezentojnë larushinë e frizurave të sotme, prej stilit klasik të thjeshtë, deri tek aj ekstravagant, i cili nuk është i shpeshtë në jeten e përditshme.Autori i këtij katalogu Betim Gashi shpreh mendimin se ky katalog do të shërbejë si frymëzim, që synon të nzisë imagjinatën tonë (studios Passion) dhe tuajën. Sipas autorit Gashi, ky katalog pretendon të dale edhe jashtë kufijve të Kosovës
Koha Ditore 22.06.2004
Revista AS 30 prill - 6.05.2004 30/10/2009
Betim Gashi, autor i katalogut të parë për flokët dhe grimin
Një kontribut për modën shqipëtare
Katalogu përmbanë mbi 70 modele të frizurave të femrave dhe meshkujve
Këtyre ditëve në treg do të plasohet një katalog interesant nga Betim Gashi, që ka të bëjë me flokët dhe grimin. Katalogu është ndër të parët që trajton këtë tematikë. Në të mund të gjenden llojet e ndryshme të kombinimeve të flokëve dhe grimit, kurse Betimi ka arritur që të inkuadroj edhe fytyra të njohura nga show biznesi shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia. Betim Gashi është i lindur më 1984 në Prishtinë, ka të kryer shkollen e mesme dhe ka sallonin e bukurisë ‘’Passion’’.
Betimin e pyesim se si i lindi ideja që të mirret me këtë profesion, kurse ai na përgjigjet duke thënë se unë besoj në atë se çdo njeri ka një dhunti për një profesion,e cila, e etur nga dëshira, fortësohet më shumë. Unë gjithmonë e kisha passion që të merrem me këtë profesion. Bile, në fillim familja paksa shprehi një reserve për percakatimin tim professional, mirëpo me perkrahjen e motrës sime të dashur, Artës, edhe te tjerët e kuptuan se unë e kisha me seriozitet dhe pranuan. Këtë zeje e kam mësuar tek flokëtari i njohur, Luan Dauti, që ka 3 sallone të tij në Belgjikë, por pas hapjes së sallonit kam ndjekur edhe disa kurse, kryesisht për kombinimin e ngjyrave si dhe ngjyrosjen e flokëve, mirëpo vazhdimisht nxjerr materiale nga interneti për trendet e fundit të frizurave në botë.
Pas kryerjes së zanatit, thotë më tej Betimi, fillova të punoj në sallonin e Luan Dautit në Prishtinë, si dhe në disa sallone tjera. Por, para më shumë se një vit kam hapur sallonin tim në Prishtinë. Ndërkaq, për katalogun thotë se është në shtyp dhe pritet këto ditë të shohë edhe ditën e botimit. Çysh moti, thotë Betimi, kam dashur të përmbledh disa nga idetë e mia në një katalog të frizurave, e njëkohësisht të tregojmë se edhe ne shqipëtarët dijmë dhe jemi në trend me modën. Katalogu përmbanë mbi 70 modele të frizurave të femrave dhe të meshkujve, posaqërisht i kam kushtuar rëndësi ngjyrave si dhe vijave të lehta. Betimi në këtë katalog ka pamjet e figurave eminente. Nuk do të doja, thotë ai, që t’i dalloj personat të cilët janë në katalog, sepse mendoj se të gjithë janë eminente dhe janë një model për idetë e mia. Mirëpo, për lexuesit e AS-it, do t’i përmend disa nga ata: Jehona Sopi, Mimoza Mustafa, Adelina Thaqi, Vjosa Shala, Xuxi, Vjollca Robelli, Edona Kasapolli, Beka, Benet Kaqi, Ardita Shabani, Qëndresa Hoxha (të dyja këto nga Maqedonia) si dhe shumë te tjerë. Bërja e një katalogu, sipas tij, nuk do të mundej të realizohej me punë individuae. Në sallonin tij janë të punësuara edhe katër kolege, të cilat i kanë ndihmuar Betimit në realizimin praktik të ideve të tij. Gjithashtu është menagjuar nga organizata për menaxhime INTEGRA.
Qëllimi im,potenson Betimi, ka qenë që të shprehë idetë si dhe të jap një kontribut të vogël në modën shiqipëtare.
Dhe, nisur nga fakti se është katalogu i parë shqiptarë, besoj se edhe suksesi nuk do të mungojë. Katalogu do të shprerndahet falas, sepse nuk kam menduar të kem ndonjë përfitim material të drejtëpërdrejtë. Mirëpo, dalja në dritë e këtij katalogu nuk do të bëhej pa ndihmën e sponsoreve, të cilët janë të eksspozuar në faqet e katalogut.
Katalogun do të mundohem ta shpërndaj në të gjitha viset ku jetojnë shqipëtarët, por tashmë kam edhe disa kontakte me disa magazina të huaja që merren me modën e flokëve, e që ndoshta edhe ndonjë nga modelet do të dalin në faqet e atyre magazinave.
Betimi nuk mendon se karriera do të varet nga ky katalog, por e rëndesishme është që ai do të vazhdoj për çdo vit të bëjë nga një katalog me ide të reja, e me gjetjen e një ekipi professional ndoshta do të mund të bëhej një revistë mujore, ekskluzivisht për rregullimin e flokëve.
Data e saktë e promovimit të katalogut, sipas Betimit, do të varet krejt nga punët e shtypit, por tha se promovimi do të bëhet ne fillim të muajit të ardhshëm.
Enkas për revistën AS do të them se në promovimin e katalogut do të organizohet një sfilat e modës me frizurat më të reja në Grand Hotel. Gjithashtu kam plane të shumta, të cilat besoj se në një të ardhme të shkurtër do të bëhen realitet, thotë në fund Betim Gashi, stili i ri, por me perspektivë.