
Bëhu Përfaqësues i Passion!
Passion u jep mundësinë të gjithë të interesuarve ta hapin përfaqësi (studio) Passion. Kjo është një përvojë unike, ekscituese, sfiduese dhe fitimprurëse për të gjithë ata, që tashmë e kanë një përfaqësi dhe ata që pritet të marrin një të tillë. Passion synon të ketë Përfaqësues me qëllime të qarta biznesi, ambicie, vullnet dhe integritet. Nëse mendoni që posedoni karakteristikat e lartpërmendura, atëherë mos ngurroni ta ndërmerrni hapin e duhur:
Na kontaktoni në Passion, Rrjeti i Studiove të Bukurisë, për ta shprehur interesin Tuaj. Sidoqoftë, fillimisht lexoni disa nga përfitimet e të qenit Përfaqësues i Passion!
Beneficionet:
• Fuqia e emrit Passion;
• Siguria e rrjetit më të organizuar në Kosovë;
• Marketing i gjithanshëm, i organizuar dhe i testuar;
• Trajnime për ngritje profesionale dhe kulturore të stafit;
• Produkte të cilësisë së lartë;
• Asistencë në ruajtjen e shërbimeve të cilësisë së lartë;
• Politika dhe procedura funksionale dhe relevante, të dizajnuara specikifisht për biznesin e Passion;
• Përfaqësim i drejtë dhe i barabartë i të gjithë Përfaqësuesve;
• Biznes në përputhje me të gjitha ligjet, rregulloret dhe standardet në fuqi;
• Politika e çmimeve të volitshme dhe të njëjta në të gjitha Studiot Passion.
Bëhu pjesë e familjes Passion, rrjetit më të madh të studiove të bukurisë në rajon!