Passion, që nga themelimi më 24 shkurt 2003, ka qëndruar pranë klientëve me
shërbimet e veta cilësore, të shpejta dhe të dizajnuara në mënyrë specifike
për çdo klient. Këto shërbime përfshijnë trajtim të gjithanshëm për bukurinë
e klientëve, duke u fokusuar më shumë në fushën e floktarisë.
Suksesi i Passion i atribuohet pasionit të pafund, që u kushtohet klientëve.
Stafi, atmosfera në studio, shërbimet dhe çmimet kanë në qendër të vëmendjes
klientin dhe dukjen sa më efektive dhe origjinale të tij.
Passion fillimisht operoi si një studio e vogël e bukurisë. Stafi professional,
numri i madh i klientëve, kërkesat e shumta të tyre dhe mbështetja nga
partnerët bëri, që numri i studiove të rritet në mënyrë progresive. Filozofia e
zgjerimit të shërbimeve të Passion mbështetet pikërisht tek të qenit sa më
pranë klientëve dhe sa më kreativë në plotësimin e nevojave të tyre të bukurisë.
Duke u bazuar në këtë filozofi, Passion planifikon edhe risi të tjera në zgjerimin e numrit të studiove të bukurisë.
Gjatë kësaj periudhe, Passion organizoi disa prezantime dhe revy mode. Njëkohësisht, u bë partnere e denjë e shumë kompanive dhe personaliteteve nga fusha e modës dhe e bukurisë nëpërmjet një numri të madh seminaresh ndërkombëtare dhe vendore. Një ngjarje tejet domethënëse për komunitetin e frizerëve, ishte seminari me frizerin me renome botërore Rein JAGTENBERG nga Holanda. Në këtë seminar, përveç prezantimit të stileve më trendi të flokëve, për herë të parë në Kosovë u demonstrua prerja e flokëve me flakë. Ky seminar ishte shumë tërheqës dhe i dobishëm për shumë frizerë nga Kosova dhe rajoni dhe tërhoqi vëmendjen masive të mediave të shtypura dhe atyre elektronike.
PASSION i ka kushtuar vëmendje të veçantë ngritjes dhe zhvillimit të një prestigji të shkëlqyeshëm dhe vazhdimisht në ngritje. Shërbimet e rrjetit PASSION janë prezantuar në shumë kampanja marketingu, përfshirë këtu edhe botimet, që kanë të bëjnë me rregullimin e flokëve si dhe pjesëmarrjen në revytë e ndryshme të modës.
Në vitin 2004 Passion publikoi katalogun e parë shqiptar të frizurave me mbi 80 stile të reja të flokëve. Ky katalog pati efekt të fuqishëm në Kosovë dhe më gjerë, duke u konsideruar si fillim i një kulture të re në qasjen ndaj kujdesit për flokët dhe shënoi një hap cilësor në lidhjen midis modës dhe floktarisë në Kosovë dhe më gjerë.
Puna e nisur me katalogun e parë, u vazhdua me pasionin, që karakterizon Passion, në përgatitjen e katalogut të dytë të frizurave. Ky katalog u promovua në vitin 2006. Katalogu përmban me mbi 200 stile të reja të flokëve. Këto stile përafruan shijet dhe kulturën e kujdesit ndaj flokëve të klientëve tanë me trendet botërore në fushën e floktarisë. Kjo falë edhe shumë këshillave për mirëmbajtjen dhe trajtimin e flokëve, që përmbante katalogu.
Për Passion historia vazhdon me çdo klient, që kënaqet me shërbimet e studiove tona.
Dhe, çdo klient i yni, është pjesë e historisë dhe suksesit tonë!