1. Sa më shumë, që t'i lani flokët, do të jenë më të shëndetshme.
Ajri i ndotur, yndyra dhe djersitja ndikojnë në flokët tuaja të mos duken
ashtu siç mendoni. Flokët duhet të lahen së paku dy herë në javë.
2. Në qoftë se flokët i lani pothuajse çdo ditë, përmbajuni këshillës së
ekspertëve, të cilët thonë se shamponi duhet të vendoset në qafë, në tëmth
dhe në ballë: tri pikat më të rëndësishme, të cilat ndër të parat krijojnë yndyrë.
Pastaj, formoni ngadalë shkumën me ujë të vakët në qoftë se keni flokë
normalë
apo të yndyrshëm, përkatësisht me ujë të ftohtë në qoftë se flokët
i keni të thatë. Lëreni shamponin të veprojë disa minuta dhe pastaj flokët
krihini me krehër me dhëmbë sa më të gjerë. Flokët mund të lahen, vetëm
pasi janë kryer veprimet e mësipërme.
3. Harrojeni shprehinë e vjetër të fërkimit të tepërt të flokëve me peshqir
pas larjes. Do të ndjeheni më komodë, por edhe për flokët do të jetë më mirë,
nëse i mbështjell vetëm me një peshqir të tharë. Peshqiri thith pjesën
më të madhe
të lagështisë nga flokët. Pas një kohe të caktuar, merr edhe një peshqir të tharë
dhe fërkojini flokët butësisht.
4. Intervali kohor për tharjen e flokëve me fen është midis 25 dhe 30 minutash.
Në këtë mënyrë majat e flokëve nuk do të pësojnë.
5. Flokët me kaçurrela thajini me fen vetëm pjesërisht. Pjesën tjetër të tharjes lërjani ajrit. Vetëm pas tharjes mund t'i krehni dhe të bëni frizurën e dëshiruar.
6. Kundër pëlcitjes së majave të flokëve ilaçi më i thjeshtë është regjeneratori shtëpiak nga të kuqtë e vezës dhe vaji i ricinës. Që të bësh regjeneratorin të nevojitet vetëm një vezë dhe vaji i ricinës. Vajin ngroheni pak dhe përziejeni pikë për pikë me vezën, deri sa të krijohet si majonezë e vërtetë. Flokët mos i lani, por me regjenerator fërkojini majat e flokëve dhe mbështillini me një foli alumini, në kokë vëni një kapelë plastike dhe mbajini sa më gjatë që të jetë e mundshme. Pastaj lajini mirë flokët!
7. Në qoftë se flokët i keni të ndara në mes, kini kujdes që kohë pas kohe vijën ta lëvizni për një centimetër majtas apo djathtas, në mënyrë që të mos bëhet një vijë e theksueshme pa flokë.
8. Në qoftë se flokët ju "shprishen", mos provoni t'i rregulloni duke i krehur nga rrënja, por nga majat, sepse në atë mënyrë më pak dëmtohen.
9. Në qoftë se shfrytëzoni llakun për flokë, para se të shkoni në gjumë përherë duhet ta eliminoni nga flokët, duke i krehur mirë.
10. Në qoftë se dëshironi, që frizura të jetë e shkëlqyeshme dhe natyrore, mos vendosni llak drejtpërdrejt në flokë, por në krehër apo në duar dhe me to spërkatni flokët.
11. Në qoftë se nuk mundeni apo nuk arrini të lani flokët, ndërkaq nuk dëshironi që të duken të yndyrshme, vendosuni flokëve bebi pudër dhe pastaj krihini mirë. Gjithsesi, kjo këshillë vlen vetëm për ata, që kanë flokë të shkëlqyeshëm.
12. Në qoftë se dëshironi, që flokët tuaja ngjyrë gështenje të duken më të shkëlqyeshëm dhe më të dukshëm, lajini në ujë në të cilin më parë keni zier lëvore arre (jo lëvozhga). Lëvoret ziejini gjysmë ore dhe pastaj kullojini. Nga sasia e lëvoreve, të cilat keni përdorur varet nuanca e ngjyrës së flokëve.
13. Në qoftë se dëshironi ta ndërroni ngjyrën e flokëve vetë në shtëpi, përherë me përpikëri përmbajuni udhëzimeve. Sasinë e pashfrytëzuar të ngjyrës, hidheni, sepse atë nuk do të mund ta shfrytëzoni herën tjetër.
14. Në qoftë se tashmë keni përdorur këna, flokëve mund vetëm t'u jepni një ngjyrë më të errët, por jo edhe t'i shkëlqeni. Derisa të mos ju rriten flokët, mos mendoni për zbardhjen e zylyfeve.
15. Kurrë mos e teproni me prodhime, të cilat i vendos në flokë - qoftë për shamponët, regjeneratorët, shkumën apo xhelin. Një herë vendosni një sasi më të vogël, dhe në qoftë se të duket se keni vendosur pak, mund ta shtoni pjesën tjetër.
16. Ngjyrën e flokëve mos e vendosni në dhomë tepër të ngrohtë. Preparati mund të shkrihet dhe të rrjedhë në lëkurë.
17. Në qoftë se keni flokë bionde, që anojnë nga ngjyra e zezë, shmangiuni shamponëve, të cilët mund t'i shkëlqejnë flokët. Ata, flokëve ngjyrë të errët, u japin ngjyrë të kuqërremtë.
18. Ushtrimi i rregullt, fitnesi, vozitja e biçikletës apo shëtitja ndikojnë mirë në rritjen dhe shëndetin e flokëve.
19. Në qoftë se frizurën e formësoni me brushë, shfrytëzojeni atë, që i përshtatet më mirë flokëve tuaja: për karfica të buta janë të përshtatshme brushat e holla, të rrumbullakëta, ndërkaq për flokë të gjatë brushat më të mira janë ato të gjera.
20. Provoni, që sa më pak t'i ngarkoni flokët me shnolla dhe me llastikë, sepse kur janë të lira, më lehtë marrin frymë dhe janë më të shëndosha.
Flokët e gjata kanë qenë simbol i sensualitetit për shumë kohë, veçanërisht gjatë viteve 60-të dhe 70-të.
Megjithatë, edhe flokët e shkurtra, të thjeshta dhe praktike, kanë fuqinë e tyre të sensualitetit. Flokët e shkurta në veçanti u shkojnë atyre njerëzve, që kanë formën e fytyrës ovale ose kuadrate.
Edhe pse janë te shkurtra, keni shumë mundësi për ti ndryshuar ato herë pas here, mjafton vetëm të jeni kreativ, pasi është pikërisht kjo gjë, që i bën flokët e shkurtra sensuale dhe shumë femërore.
Produktet për stilimin e tyre mund ti gjeni të shumëllojshme, mjafton që ju ti modeloni flokët tuaja në mënyrën më seksuale, që të jetë e mundur.
Pak minuta dhe shumë pak përkushtim janë të mjaftueshme për të
arritur një kujdes të shtuar dhe natyral, për të ruajtur një fytyrë të
bukur dhe të freskët. Edhe kur nuk keni kohë, nxitoni në punët tuaja
të përditshme, mos harroni ti kushtoni kujdesin e duhur fytyrës
dhe dukjes suaj.
Grimi
Bëjeni grimin në përputhje me ngjyrën tuaj të lëkurës së fytyrës suaj.
Ideja thelbësore e grimit natyror është përshtatja me karakteristikat e fytyrës suaj. Shumë njerëz mendojnë, se grimi natyror lidhet vetëm me dy-tre nuanca të lehta të fytyrës. Kjo është qasja e duhur për fytyrën tuaj, sepse të dhënat gjenetike nuk janë gjithmonë thelbi i bukurisë.
Lëkurat e zbehta duken mjaft mirë me hije të kuqe, tonet në ngjyrë ulliri bëhen të gjalla me nuanca të kafes, ndërsa zeshkanet bëhen natyrore me portokallinë dhe kafen. Për një dukje elegante dhe dinamike vendosni një ngjyrë kremi, transparente tek sytë, buzët dhe mollëzat. Nëse keni ndonjë nevojë më specifike lidhur me grimin më të përshtatshëm për ju, stafi i Passion do të jetë gjithmonë i privilegjuar tju asistojë për një grim me shije.
Mbrëmje me dritë hëne
Për t'u dukur natyralë, por jo të ngarkuar me grimin tuaj, grimi duhet të jetë intensiv. Kjo mund të bëhet në fare pak kohë. Vendosni pak ton në mollëza, pak më shumë ngjyrë përreth syve dhe një buzëkuq të lëngshëm në buzë. Bëni kujdes në theksimin e qerpikëve, vetullave dhe linjës së syrit. Në fund, një ngjyrë e fortë e buzëve kompleton shkëlqimin tuaj të mbrëmjes.
Lëkura e zbehtë
Gjatë ditës.
E kuqja është ngjyra themelore, e cila rekomandohet. Sidoqoftë, e kuqja duhet të jetë e lehtë dhe aspak e ndezur. Zbutja e tonit të kuq në fytyrë mund të bëhet edhe duke e shpërndarë me gishta, pasi e keni aplikuar atë në fytyrë.
Gjatë natës
Sytë janë në rolin kryesor mbrëmjeve, prandaj përveç vijës së sipërme që duhet theksuar me rimel ose me laps, duhet theksuar dhe vija e brendshme. Dhe pastaj një përdorim tjetër i rimelit, duke theksuar buzët me një buzëkuq më të ndezur.
Lëkura ngjyrë ulliri
Gjatë ditës.
Kjo lloj lëkure rrezikon të duket pak e fryrë, por nëse përzihet me ngjyra të buta të kafes që hijëzon sytë dhe mollëzat, fytyra juaj do të duket e freskët e vezulluese. Gjallërojini sytë me pak rozë të lehtë, theksojini qerpikët dhe vetullat. Po të njëjtat tone përdorni edhe për buzët, por mos harroni t'i ndriçoni ato.
Gjatë natës
Vetulla të theksuara, qerpikë të trashë të zinj dhe mollëza të ndriçuara, është e gjithë përkujdesja shtesë, që ju duhet për dukjen tuaj në mbrëmje. Dy deri në tre herë lyeni me të kuqin natyror buzët dhe jeni gati për të dalë.
Lëkurë të zeshkët
Lëkura e zeshkët zbukurohet nga një numër nuancash midis ngjyrave të kafes dhe portokallisë. Përhapni një ngjyrë të bronxtë të lehtë përreth syve të lyer mirë me rimel e penel. Përdorni duart për pudrën e portokalltë mbi mollëza në pjesën më të ngritur të tyre dhe e gjitha përfundon me një të buzëkuq në ngjyrë kafe me shkëlqim.
Gjatë natës
Jepini tone të zbehta mollëzave dhe pastaj mund ti rregulloni më lehtë me sytë dhe buzët. Mund të përdorni një ton për sytë ngjyrë portokalli, një laps të zi që të theksojë formën e syrit. Rimeli përdoret dy herë, njëherë në fillim e njëherë në fund të grimit. Përfundoni përsëri me të kuq me shkëlqim tek buzët.
Maskat në vjeshtë
Janë shumë të rëndësishme, meqenëse lëkura nuk është më nën ndikimin e rrezeve të diellit. Pikërisht për këtë arsye ajo ka nevojë të rigjenerohet. Mjafton të merrni një frut, si për shembull një kokërr portokalli apo limoni, pasi ta prisni përgjysëm, njërën pjesë kalojeni nëpër fytyrë me lëvizje rrethore për të ndihmuar fytyrën në thithjen e ekstrakteve të frutit. Evitoni kontaktin me sytë, lëreni të reagojë për 10 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të vakët.
Efekti i acidit citrik dhe antioksiduesit bëjnë një punë të mirë në fytyrën tuaj për të cilën ju do të çuditeni dhe vetë.
Kujdesi ndaj vetullave
Shfrytëzimi i lapsit
Nëse vendosni që rregullimin e vetullave ta bëni në shtëpi, atëherë gjatësinë e vetullave përcaktojeni me anë të një lapsi. Së pari, vendoseni lapsin përbri hundës dhe drejtojeni atë me këndin e brendshëm të syrit, për të parë se ku duhet të fillojë vetulla. Nëse njërin skaj të lapsit e vendosni përbri flegrës së hundës, skajin tjetër do ta vendosni tek këndi i jashtëm i bebes së syrit, në këndin më të lartë të vetullës. Se ku duhet të përfundojnë vetullat, më së miri e caktoni nëse njërin skaj të lapsit e vendosni nën flegër të hundës, ndërsa skajin tjetër në këndin e jashtëm të syrit.
Theksojini vetullat me grim
Nëse keni vetulla me ngjyrë të çelët, apo vetulla të rralla, mund ti theksoni me laps apo maskarë. Në zgjedhjen e nuancës, bazohuni në ngjyrën e flokëve tuaja. Falë krehësve të veçantë dhe brushave adekuate, mund ti mbani vetullat gjithmonë nën kontroll.
Kujdesi i veçantë
Vetullat e parregulluara japin përshtypjen, se personi nuk kujdeset për dukjen e tij. Për këtë arsye duhet që vetullave tuaja tu kushtoni kujdesin e njëjtë, që u kushtoni edhe flokëve. Kur të bëni grim në fytyrë, largojeni pudrën nga vetullat, krihini ato dhe vendoseni kremin, i cili do ti fiksojë ato, duke i theksuar më shumë. Përveç kremrave, për theksimin e vetullave mund të përdorni edhe vaj ricini, i cili i ushqen vetullat dhe është më mirë të vendoset para rënies në gjumë.
Depilimi me dyllë
Pa marrë parasysh se a është i nxehtë apo i ftohtë dylli, vihet në lëkurë
dhe largohet me një lëvizje në anën e kundërt të rritjes së qimeve,
duke i hequr me rrënjë.
Për të qenë depilimi i suksesshëm duhet,
që qimet të rriten 3-5milimetra, por pasi të largohen është e sigurt, se nuk
do të shfaqen në sipërfaqen e lëkurës 3-4 javët e ardhshme.
Kremrat për depilim
Këto kremra janë më të mirat dhe më të lehtat për ti larguar qimet në mënyrë efektive. Kjo metodë nuk është agresive.
Këto kremra depërtojnë në lëkurë nëpërmjet poreve dhe eliminojnë qimet në rrënjë.
Është e mjaftueshme, që ta aplikoni kremin në cilëndo pjesë, që doni, e leni pak minuta, pastaj e pastroni dhe do të shihni, se qimet kanë rënë vetë. Para se të përdorni kremin, bëni një test në lëkurë ngase tek disa njerëz ky krem mund të nxisë reaksion alergjik.
Pas përdorimit të kremit për depilim, qimet do të dalin pas 7-10 ditëve.
Depilatorët elektrikë
Largojnë qimet nga rrënja dhe lëkura mbetet e butë dhe e lëmuar deri në 4 javë. Femrat me lëkurë të ndjeshme në fillim mund të ndjejnë dhimbje, por lëkura adaptohet shpejt ndaj kësaj ndjenje jo dhe aq të këndshme.
Nëse keni lëkurë të ndjeshme, e cila irritohet lehtë, zgjidhni njërin nga aparatet me sistem masazhi, që zvogëlon dhimbjet dhe që e bën depilimin më të pranueshëm.
Kjo metodë depilimi ka përparësi ngase këto aparate mund të largojnë edhe qimet prej gjysmë milimetri, para se të vërehen dukshëm në lëkurë. Por, edhe nëse rriten, qimet nuk janë të forta, janë më të holla dhe të buta në prekje.
Rroja
Rroja është metoda më e shpejtë dhe më e lehta për ti larguar qimet. Duke iu falënderuar zgjedhjes, makinave të ndryshme të dizajnuara e të përshtatshme për trup, rreziku nga prerja është shumë i vogël . E mjaftueshme është vetëm ta lagni lëkurën, vendosni gelin, apo shkumën për rrojë dhe tërhiqni makinën e rrojës në drejtim të kundërt të rritjes së qimeve. E meta e kësaj metode është, se qimet rritën pas 3 ditësh, shpeshtohen dhe, kur preken me dorë, janë të ashpra.
Makinat e rrojës
Për shkak të përdorimit të lehtë, pa rrezik nga lëndimi,e makinat e rrojës janë bërë shumë të popullarizuara edhe për femrat. Këto aparate largojnë qimet nga çdo pjesë të trupit, madje edhe nga ato më të ndjeshmet. Para se ta përdorni, nuk ju duhet as geli, as shkuma, kështu që nuk ju merr shumë kohë për ti larguar qimet. Ndërsa aparatet rezistuese në ujë mund ti përdorni edhe nën dush. Efekti i lëkurës së butë zgjat si me aparate të zakonshme.
Epilimi lazerik
Është metoda më efikase dhe më moderne, që e praktikojnë kryesisht mjekët në ambulancat e tyre. Përmes kësaj metode efikase largohen qimet e errëta, është e parrezikshme dhe shërben si terapi për qime të rritura dhe aknet. Me lazer trajtohen të gjitha pjesët e trupit më përjashtim të rrathëve të syve, ndërsa për qimet e zbardhura dhe të shndritshme më e mirë është elektroliza.
Elektroliza është një metodë, që dhemb ngase me një rrymë elektrike të dobët digjen një nga një qimet me ndihmën e gjilpërës së hollë, e cila është e lidhur me aparatin me frekuencë të lartë. Kjo metodë ka çmim më të lartë dhe kryhet vetëm në disa pjesë të vogla, rreth buzëve, zylyfeve dhe në disa pjesë intime.
Se sa herë duhet përsëritur procedura dhe sa do të zgjasë, varet nga trajtimi dhe është çështje individuale, se sa pas sa kohësh do tju paraqiten sërish.