English Shqip
Lidhu me grupin Passion në Facebook Lidhu me grupin Passion në YouTuBe RSS FEED
Këshilla Për Flokët

1. Sa më shumë, që t'i lani flokët, do të jenë më të shëndetshme.
Ajri i ndotur, yndyra dhe djersitja ndikojnë në flokët tuaja të mos duken
ashtu siç mendoni. Flokët duhet të lahen së paku dy herë në javë.

2. Në qoftë se flokët i lani pothuajse çdo ditë, përmbajuni këshillës së
ekspertëve, të cilët thonë se shamponi duhet të vendoset në qafë, në tëmth
dhe në ballë: tri pikat më të rëndësishme, të cilat ndër të parat krijojnë yndyrë.
Pastaj, formoni ngadalë shkumën me ujë të vakët në qoftë se keni flokë
normalë apo të yndyrshëm, përkatësisht me ujë të ftohtë në qoftë se flokët
i keni të thatë. Lëreni shamponin të veprojë disa minuta dhe pastaj flokët
krihini me krehër me dhëmbë sa më të gjerë. Flokët mund të lahen, vetëm
pasi janë kryer veprimet e mësipërme.

3. Harrojeni shprehinë e vjetër të fërkimit të tepërt të flokëve me peshqir
pas larjes. Do të ndjeheni më komodë, por edhe për flokët do të jetë më mirë,
nëse i mbështjell vetëm me një peshqir të tharë. Peshqiri thith pjesën më të madhe
të lagështisë nga flokët. Pas një kohe të caktuar, merr edhe një peshqir të tharë
dhe fërkojini flokët butësisht.

4. Intervali kohor për tharjen e flokëve me fen është midis 25 dhe 30 minutash.
Në këtë mënyrë majat e flokëve nuk do të pësojnë.

5. Flokët me kaçurrela thajini me fen vetëm pjesërisht. Pjesën tjetër të tharjes lërjani ajrit. Vetëm pas tharjes mund t'i krehni dhe të bëni frizurën e dëshiruar.

6. Kundër pëlcitjes së majave të flokëve ilaçi më i thjeshtë është regjeneratori shtëpiak nga të kuqtë e vezës dhe vaji i ricinës. Që të bësh regjeneratorin të nevojitet vetëm një vezë dhe vaji i ricinës. Vajin ngroheni pak dhe përziejeni pikë për pikë me vezën, deri sa të krijohet si majonezë e vërtetë. Flokët mos i lani, por me regjenerator fërkojini majat e flokëve dhe mbështillini me një foli alumini, në kokë vëni një kapelë plastike dhe mbajini sa më gjatë që të jetë e mundshme. Pastaj lajini mirë flokët!

7. Në qoftë se flokët i keni të ndara në mes, kini kujdes që kohë pas kohe vijën ta lëvizni për një centimetër majtas apo djathtas, në mënyrë që të mos bëhet një vijë e theksueshme pa flokë.

8. Në qoftë se flokët ju "shprishen", mos provoni t'i rregulloni duke i krehur nga rrënja, por nga majat, sepse në atë mënyrë më pak dëmtohen.

9. Në qoftë se shfrytëzoni llakun për flokë, para se të shkoni në gjumë përherë duhet ta eliminoni nga flokët, duke i krehur mirë.

10. Në qoftë se dëshironi, që frizura të jetë e shkëlqyeshme dhe natyrore, mos vendosni llak drejtpërdrejt në flokë, por në krehër apo në duar dhe me to spërkatni flokët.

11. Në qoftë se nuk mundeni apo nuk arrini të lani flokët, ndërkaq nuk dëshironi që të duken të yndyrshme, vendosuni flokëve bebi pudër dhe pastaj krihini mirë. Gjithsesi, kjo këshillë vlen vetëm për ata, që kanë flokë të shkëlqyeshëm.

12. Në qoftë se dëshironi, që flokët tuaja ngjyrë gështenje të duken më të shkëlqyeshëm dhe më të dukshëm, lajini në ujë në të cilin më parë keni zier lëvore arre (jo lëvozhga). Lëvoret ziejini gjysmë ore dhe pastaj kullojini. Nga sasia e lëvoreve, të cilat keni përdorur varet nuanca e ngjyrës së flokëve.

13. Në qoftë se dëshironi ta ndërroni ngjyrën e flokëve vetë në shtëpi, përherë me përpikëri përmbajuni udhëzimeve. Sasinë e pashfrytëzuar të ngjyrës, hidheni, sepse atë nuk do të mund ta shfrytëzoni herën tjetër.

14. Në qoftë se tashmë keni përdorur këna, flokëve mund vetëm t'u jepni një ngjyrë më të errët, por jo edhe t'i shkëlqeni. Derisa të mos ju rriten flokët, mos mendoni për zbardhjen e zylyfeve.

15. Kurrë mos e teproni me prodhime, të cilat i vendos në flokë - qoftë për shamponët, regjeneratorët, shkumën apo xhelin. Një herë vendosni një sasi më të vogël, dhe në qoftë se të duket se keni vendosur pak, mund ta shtoni pjesën tjetër.

16. Ngjyrën e flokëve mos e vendosni në dhomë tepër të ngrohtë. Preparati mund të shkrihet dhe të rrjedhë në lëkurë.

17. Në qoftë se keni flokë bionde, që anojnë nga ngjyra e zezë, shmangiuni shamponëve, të cilët mund t'i shkëlqejnë flokët. Ata, flokëve ngjyrë të errët, u japin ngjyrë të kuqërremtë.

18. Ushtrimi i rregullt, fitnesi, vozitja e biçikletës apo shëtitja ndikojnë mirë në rritjen dhe shëndetin e flokëve.

19. Në qoftë se frizurën e formësoni me brushë, shfrytëzojeni atë, që i përshtatet më mirë flokëve tuaja: për karfica të buta janë të përshtatshme brushat e holla, të rrumbullakëta, ndërkaq për flokë të gjatë brushat më të mira janë ato të gjera.

20. Provoni, që sa më pak t'i ngarkoni flokët me shnolla dhe me llastikë, sepse kur janë të lira, më lehtë marrin frymë dhe janë më të shëndosha.

Flokët e gjata kanë qenë simbol i sensualitetit për shumë kohë, veçanërisht gjatë viteve 60-të dhe 70-të. Megjithatë, edhe flokët e shkurtra, të thjeshta dhe praktike, kanë fuqinë e tyre të sensualitetit. Flokët e shkurta në veçanti u shkojnë atyre njerëzve, që kanë formën e fytyrës ovale ose kuadrate. Edhe pse janë te shkurtra, keni shumë mundësi për t’i ndryshuar ato herë pas here, mjafton vetëm të jeni kreativ, pasi është pikërisht kjo gjë, që i bën flokët e shkurtra sensuale dhe shumë femërore. Produktet për stilimin e tyre mund t’i gjeni të shumëllojshme, mjafton që ju t’i modeloni flokët tuaja në mënyrën më seksuale, që të jetë e mundur.

Regjistrohu

Për t'u informuar për të rejat
e fundit nga Passion