Depilimi me dyllë
Pa marrë parasysh se a është i nxehtë apo i ftohtë dylli, vihet në lëkurë
dhe largohet me një lëvizje në anën e kundërt të rritjes së qimeve,
duke i hequr me rrënjë.
Për të qenë depilimi i suksesshëm duhet,
që qimet të rriten 3-5milimetra, por pasi të largohen është e sigurt, se nuk
do të shfaqen në sipërfaqen e lëkurës 3-4 javët e ardhshme.
Kremrat për depilim
Këto kremra janë më të mirat dhe më të lehtat për t’i larguar qimet në mënyrë efektive. Kjo metodë nuk është agresive.
Këto kremra depërtojnë në lëkurë nëpërmjet poreve dhe eliminojnë qimet në rrënjë.
Është e mjaftueshme, që ta aplikoni kremin në cilëndo pjesë, që doni, e leni pak minuta, pastaj e pastroni dhe do të shihni, se qimet kanë rënë vetë. Para se të përdorni kremin, bëni një test në lëkurë ngase tek disa njerëz ky krem mund të nxisë reaksion alergjik.
Pas përdorimit të kremit për depilim, qimet do të dalin pas 7-10 ditëve.
Depilatorët elektrikë
Largojnë qimet nga rrënja dhe lëkura mbetet e butë dhe e lëmuar deri në 4 javë. Femrat me lëkurë të ndjeshme në fillim mund të ndjejnë dhimbje, por lëkura adaptohet shpejt ndaj kësaj ndjenje jo dhe aq të këndshme.
Nëse keni lëkurë të ndjeshme, e cila irritohet lehtë, zgjidhni njërin nga aparatet me sistem masazhi, që zvogëlon dhimbjet dhe që e bën depilimin më të pranueshëm.
Kjo metodë depilimi ka përparësi ngase këto aparate mund të largojnë edhe qimet prej gjysmë milimetri, para se të vërehen dukshëm në lëkurë. Por, edhe nëse rriten, qimet nuk janë të forta, janë më të holla dhe të buta në prekje.
Rroja
Rroja është metoda më e shpejtë dhe më e lehta për t’i larguar qimet. Duke iu falënderuar zgjedhjes, makinave të ndryshme të dizajnuara e të përshtatshme për trup, rreziku nga prerja është shumë i vogël . E mjaftueshme është vetëm ta lagni lëkurën, vendosni gelin, apo shkumën për rrojë dhe tërhiqni makinën e rrojës në drejtim të kundërt të rritjes së qimeve. E meta e kësaj metode është, se qimet rritën pas 3 ditësh, shpeshtohen dhe, kur preken me dorë, janë të ashpra.
Makinat e rrojës
Për shkak të përdorimit të lehtë, pa rrezik nga lëndimi,e makinat e rrojës janë bërë shumë të popullarizuara edhe për femrat. Këto aparate largojnë qimet nga çdo pjesë të trupit, madje edhe nga ato më të ndjeshmet. Para se ta përdorni, nuk ju duhet as geli, as shkuma, kështu që nuk ju merr shumë kohë për t’i larguar qimet. Ndërsa aparatet rezistuese në ujë mund t’i përdorni edhe nën dush. Efekti i lëkurës së butë zgjat si me aparate të zakonshme.
Epilimi lazerik
Është metoda më efikase dhe më moderne, që e praktikojnë kryesisht mjekët në ambulancat e tyre. Përmes kësaj metode efikase largohen qimet e errëta, është e parrezikshme dhe shërben si terapi për qime të rritura dhe aknet. Me lazer trajtohen të gjitha pjesët e trupit më përjashtim të rrathëve të syve, ndërsa për qimet e zbardhura dhe të shndritshme më e mirë është elektroliza.
Elektroliza është një metodë, që dhemb ngase me një rrymë elektrike të dobët digjen një nga një qimet me ndihmën e gjilpërës së hollë, e cila është e lidhur me aparatin me frekuencë të lartë. Kjo metodë ka çmim më të lartë dhe kryhet vetëm në disa pjesë të vogla, rreth buzëve, zylyfeve dhe në disa pjesë intime.
Se sa herë duhet përsëritur procedura dhe sa do të zgjasë, varet nga trajtimi dhe është çështje individuale, se sa pas sa kohësh do t’ju paraqiten sërish.