Flokë
të thata
Humbja e flokëve
Përderisa flokët tuaja rigjenerohen është normale
që gjatë një dite nga koka juaj të bijnë 35-
60 fije të flokëve. Ka disa raste që bëjnë përjashtim
dhe në të cilat kërkohet kujdesi mjekësor, mirëpo
kjo nuk do të thotë që diçka nuk është
në rregull me ju. Gjithë çka ju duhet është
higjiena, pastrimi i rregullt dhe dietat e shëndosha dhe të
balancuara (ekuilibruara). Pirja e duhanit dhe alkoolit janë faktorët
kryesorë të humbjes së flokëve. Këshilla jonë
është që ju t'i kushtoni më shumë kujdes vetes
suaj. Kështu që kur t'i pastroni flokët së pari shamponin
e vendosni në duar, e përhapni nëpër flokë dhe
ngadalë+ e lezëm i bëni masazhë kokës suaj pastaj
i shpërlani mirë ato. Për problemet e tilla është
gjetur se vitaminat A dhe E janë shumë efektiv.
Flokë të
thata, të dëmtuara dhe të çara në maje
Nëse e keni këtë problem atëherë pas larjes së
flokëve tuaja e largoni ujin e tepërt me anë të peshqirit
dhe pastaj e vendosni një sasi të vogël të kondicionerëve
(maskave) për flokë të ngjyrosura ose permanente. I bën
kokës një masazh dhe pastaj i krihni flokët tuaja duke
i kushtuar kujdes fundit të flokëve. I len flokët për
një kohë më të gjatë 10- 15 minuta dhe pastaj
i shpërlanë mirë. Për produkte të tilla është
mirë që të këshilloheni me floktarin tuaj. Kurse në
raste kur nuk ju gjindet afër asnjë kondicionerë mund të
përdorni vaj të bimëve ose të kuqtë e vesë,
të cilën e vendosni në flokë e leni të qëndrojë
për rreth gjysmë ore dhe i pastroni flokët mirë.
Rrënjë
të yndyrshme- maje të thata ( problem i kombinuar)
Shumë njerëz që vuajnë nga ky problem nuk dijnë
çfarë të bëjnë. Meqenëse nuk ka asnjë
produkt për flokë të tilla ne ju rekomandojmë të
përdorni shampon neutral, i cili nuk e eliminon njërin problem
duke e keqësuar tjetrin. Duhet të përdoret maskë vetëm
në fund të flokëve -duke mos e prek lëkurën asnjëherë-
një herë në javë dhe e leni të qëndrojë
për së paku 15 minuta përpara se t'i shpërlani flokët.
Zbokthi
Zbokthi është problem që përfshin shumë faktorë
si: trashëgëminë, dietat, hormonet etj. Në të
njejtën mënyrë sekrecioni dhjamor, djersa, pluhuri dhe
të gjitha infeksionet mikrobiale shpiejnë deri te luspat e lëkurës
( zbokthi). Preferohet që flokët të pastrohen shpesh (
çdo 3- 4 ditë) me shampon special kundër zbokthit. Me
kujdes t'i bëhet kokës një masazhë dhe të fërkohet
lëkura e kokës me kujdes për një kohë më
të gjatë. Duhet të veprohet për disa javë kështu
dhe zbokthi juaj do të zhduket, mirëpo ka raste kur ai nuk zhduket
dhe bëhet më i ashpër atëherë nevojitet të
këshilloheni me dermatologun.
Si t'i mbaj flokët që të duken të shëndosha dhe
mirë
Ka shumë këshilla se si flokët tuaja të duken bukur
dhe të jenë të shëndosha.
• Duke e mbajtur kokën poshtë, ju mund t'i krihni flokët
tuaja çdo mbrëmje dhe kështu do ta largoni pluhurin dhe
ta aktivizoni qarkullimin e gjakut në lëkurën e kokës.
• Duhet të përdorni shamponin adekuat për tipin e
flokut tuaj, i cili do ta mbaj balancën natyrale të tyre. Flokët
tuaja mund t'i pastroni sa herë që dëshironi sepse formulat
e shamponave të sotëm nuk dëmtojnë flokun tuaj.
• Kur t'i pastroni flokët, e fërkoni lëkurën
e kokës dhe i bëni masazh asaj derisa në kokën tuaj
të formohet shkumë e bardhë. I shpërlani mirë
dhe nëse dëshironi mund t'i pastroni prapë me shampon.
Në fund preferohet që flokët t'i shpërlani me ujë
të ftohtë ( aq sa ua duron koka) sepse kjo e mban shkëlqimin
natyral të flokut.
• Krihni flokët me një krahër të rrallë
duke filluar nga majet e pastaj duke shkuar kah rrënjët.
• Para se t'i thani flokët me tharëse, së pari largoni
ujin me peshqir. Përdoreni tharësen me një fuqi më
të ulët ose leni flokët të thahen vetë. Një
herë në javë përdorni tretmane të cilat ndihmojnë
në riparimin e flokut tuaj dhe e mbajnë freskinë e tyre.
• Së fundi duhet ta kujtoni se pamja e flokut tuaj varet nga
ajo se si i trajtoni ato. Pra, nëse dëshironi që flokët
tuaja të duken bukur dhe të relaksuara vizitoni më shpesh
floktarin tuaj. Floku do ta vlerësoj këtë!
Rrënjë
të yndyrshme dhe lëkurë të yndyrshme të kokës
Flokët të cilat janë të yndyrshme, të drejta
dhe të ngjyrosura nuk do të qëndrojnë mirë për
më shumë se një ditë sepse do të bëhen menjëherë
të yndyrshme te rrënjët. Ka shumë faktorë që
shkaktojnë yndyrën: mund të jetë trashëgimia,
dietat e ndryshme të pasura me karbohidrate dhe yndyra dhe ndonjëherë
mund të jenë edhe kontraceptivët oral. Mënyra më
e mirë për të eliminuar këtë problem është
të përdorni ushqim të shëndoshë dhe me pak yndyrna.
Është shumë me rëndësi të përdorni
produktet e duhura si janë shamponi për flokë normale,
i cili duhet të vendoset në kokë dhe të bëhet
masazhë me kujdes, duke mos e fërku shumë kokën dhe
duke i shpërla flokët me ujë të vakët.
Largimi i ngjyrës
nga fundi i flokëve
Ky është një rast shumë special dhe i vështirë.
Gjëja më i sigurt është t'i leni flokët të
ju rriten për disa muaj dhe t'i preni ato ngapak në maje. Gradualisht
do të shfaqet ngjyra juaj natyrale. Është mënyra më
e mirë që flokët tuaja të mos vuajnë.
Mirëpo nëse dëshironi të mos prisni atëherë
mund të shkoni të specialisti për flokë i cili mund
t'ua largojë ngjyrën me preparate speciale dhe mund t'i bëjë
flokët tuaja që të dëmtohen më pak.
Ngjyrosjet dhe
shatirimet
Ngjyrosja dhe shatiri janë procese kimike, të cilat nuk rekomandohet
të bëhen pa pasur eksperiencë profesionale. Ne ju këshillojmë
që në raste kur doni t'i ngjyrosni ose shatiratni flokët
tuaja të vizitoni sallonin ku shkoni zakonisht ose ndonjë sallon
tjetër dhe t'i lejoni profesionistët që t'i bëjën
flokët tuaja ashtu si ju dëshironi.
|