English Shqip
Lidhu me grupin Passion në Facebook Lidhu me grupin Passion në YouTuBe RSS FEED
Klientët Flasin

Suksesi i Rrjetit të Studiove të Bukurisë Passion nuk do të ishte kaq evident, nëse klientët tanë nuk do të shpreheshin me konsideratat më të larta për punën, përkushtimin dhe idetë tona.

Më poshtë, do të gjeni disa komente të sinqerta të dhëna me shkrim në kutitë e ´Kujdesi për klientë´, pas shërbimeve të kryera:

Arbënesha Nixha Vazhdimisht të gatshëm për të ndihmuar dhe mjaft profesionalist. Bravo. Vazhdoni kështu!

Menda Peci Për mua të gjithë, që punojnë në këtë studio janë të mrekullueshëm. Suksese! Vetëm përpara, jeni më të mirët.

Mimoza Hoxha ­ Muhaxhiri Sjellja e korrekte e vajzave, respektimi i termineve dhe çmimet e volitshme i japin studios një pamje komplete. Suksese!

Dashamir Bërxulli Atmosferë komode, komunikim elokuent dhe shërbim i veçantë për çdo klient. Fjalët më të mira për Passion dhe performancën e tyre. Vazhdoni me të njëjtin pasion!

Albina Ahmetaj Në Passion ndihem si mbretëreshë, stafi shumë, shumë i mirë (Nurani, Adnani, Mihibja, Jehona). Hidhërohem, kur dua ta caktoj terminin tek një person i caktuar dhe ai nuk është në punë atë moment ose kur pres (gjë që më ndodh shumë rrallë).

Remzie Shahini ­ Hoxhaj Stafi dhe shërbimet, që ofrohen në këtë studion, janë shumë të mira.

Laura Katona Shërbim profesional, mikpritje dhe korrektësi. Kam vlerësim tejet pozitiv për Mihibe Maliqin dhe Adnan Bekteshin si kliente e rregullt. Suksese!

Leonora Mehmetaj Unë jam ndarë çdo herë e kënaqur me punën e vajzave. Ato kryejnë një punë kualitative. Ju lumtë!

Abdyl Musliu Jeni mjaft korrektë në të gjitha punët, që bëni. E vlerësoj shumë mirësjelljen, që keni ndaj klientëve.

Teuta Musa Jam shumë e kënaqur me shërbimet dhe kushtet. Vetëm suksese!

Qëndresa Xhafa Stafi i studios së Ulpianës është shumë profesional dhe i mrekullueshëm.

Vesa Caka Shërbim i shpejtë dhe shumë i mirë, sipas kërkesave të klientëve!

Merita Mustafa Jam shumë e kënaqur për punën e shkëlqyer, mirësjelljen e punëtorëve dhe pastërtinë.

Njomza Osmani Lum ju, që e keni një punëtore si Mihibja shumë e sjellshme, e edukuar dhe e qetë. E kënaqur deri në detajin e fundit si me Mihiben, të cilën nuk e ndërroj asnjëherë, ashtu edhe me stafin, menaxhimin dhe me cilësinë e ofrimit të shërbimeve tuaja. Suksese!

Era Demiri Jam e lumtur, që e kam në lagjien time në Breg të Diellit studion Passion, sepse pa të nuk mund ta paramendoj frizurën time.

Pranvera Krasniqi Mendoj, se janë shumë korrektë dhe të saktë në kohë, gjë që sot është shumë me rëndësi.

Venera Dyla Passion është shumë i mirë, profesional dhe stafi i mrekullueshëm!

Lirion Islami Të paparë! Perfektë!

Regjistrohu

Për t'u informuar për të rejat
e fundit nga Passion