Rrjeti i Studiove të Bukurisë Passion i ka kushtuar rëndësi të veçantë kujdesit për klientët e tij. Kënaqësia e klientëve nga shërbimet tona është në fokusin e punës dhe vëmendjes sonë.
Shërbimi Kujdesi për klientët bëhet nga stafi profesional, menaxherial dhe ai administrativ, të cilët gjithmonë janë gatshëm për ofrimin e informacioneve të nevojshme për klientët.
Karakteristikat kryesore të kujdesit për klientët janë:
- Stafi e di në çdo moment, se si duhet t´i trajtojë nevojat e klientit për shërbime. Kjo e bën atë të jetë refleksiv dhe të qëndrojë sa më pranë klientit.
- Klientët tanë kanë ku të drejtohen në çdo moment, në rast se atyre u paraqitet ndonjë nevojë për shërbime.
Si drejtpërdrejt, ashtu edhe nëpërmjet formave të tjera të komunikimit (postë, postë elektronike, telefon, kutitë e kujdesit për klientë, faqja në internet e Passion, etj.), klientëve tanë u kushtohet menjëherë koha dhe përkushtimi i duhur.
Një nga mënyrat më efikase për Kujdesin për klientë janë edhe komentet e klientëve nëpër kutitë përkatëse të vendosura në çdo studio. Këto kuti janë të vendosura në ambiente të dukshme.
Stafi i Passion ka kënaqësinë të lexojë në vazhdimësi komentet e klientëve për të gjitha aspektet e punës. Një element i rëndësishëm është matja e kënaqësisë së klientëve me shërbimet tona pikërisht edhe nëpërmjet këtyre komenteve. Niveli i kënaqësisë ka dalë të jetë mbi 94 %.
Një komponent shumë i rëndësishëm i Kujdesi për klientë janë edhe produktet e ndryshme ekskluzive, që u ofrohen klientëve në studiot tona.
Këto produkte janë të garantuara dhe jepen me çmime shumë të volitshme. Passion vazhdon t´i kushtojë rëndësi të dorës së parë përzgjedhjes së produkteve për klientët, duke e bërë zgjedhjen e tyre më të lehtë dhe të sigurt.
Kontaktet e shërbimit Kujdesi për klientët janë:
Adresa postare: rr. Nëna Terezë, Qendra Tregtare, Kati i I-rë nr.1, 10000 - Prishtinë, Kosovë
Adresa elektronike: info@bepassion.com
Numri i telefonit fiks: +381 (0) 38 234 555
Numri i telefonit celular: +377 (0) 44 222 222
Faqja e internetit: www.bepassion.com