English Shqip
Lidhu me grupin Passion në Facebook Lidhu me grupin Passion në YouTuBe RSS FEED
Gazeta Kosova Sot - 06.07.2004

 

ME FLOKTARIN BETIM GASHI, PRONAR I ‘’STUDIO PASSION’’, SAJUESIN E PARË KOSOVAR TË KATALOGUT PËR FRIZURA

Sallonet e ondulimit me katalog të frizurave vendase

Mungesa e një publikimi vendas të frizurave më ka shtyre t’I rrakem inciativës që të bëjë diq në këtë drejtim. Kam menduar një kohë të gjatë se si edhe në Kosovë të kemi një katalog të tillë. Pastaj e detajizova idenë, dhe për më tepër se gjashtë muaj pune intensive ia arritëm që të vërtet të kemi një katalog tonin të frizurave,thot Betimi

Betim Gashi është pronar I studios ‘’Studio Passion’’.Ai për faktin që t’ju ndihmoi kolegëve të tij në Kosovë për frizura është themeluesi I parë në Kosovë I cili sajoi katalogun e frizurave

‘’Kosova Sot’’:Kush është Betimi?

Betimi:Jam I lindur dhe jetoj në Prishtinë.Tanimë u bënë gjashtë vjet që merrem me profesionin e floktarit. Jam udhëheqës I ‘’Studios Passion’’ dhe jam shumë I kënaqur me punën,klientët dhe profesionin tim

Femrat, kliente më të shpeshta

‘’Kosova Sot’’:Betim.cka ju shtyri që të merreni pikërisht me frizurat?

Betimi:Në katalog janë shprehur frizurat të të dy gjinive, por edhe në ‘’Studion Passion’’punojmë me dy gjinitë. Megjithatë femrat janë kliente më të shpeshta.

‘’Kosova Sot’’:Për herë të parë në Kosovë kemi sajuar katalogun e frizurave të femrave,a mund të na thuani se prej nga rrodhi kjo ide?

Betimi:Mungea e një katalogu vendas më ka shtyrë t’I rrekem iniciativës që të bëjë diq në këtë drejtim. Kam menduar një kohë të gjatë se si edhe ne në Kosovë të kemi një katalog të frizurave. Pastaj e detajizova idenë dhe për më tepër se gjashtë muaj pune intensive ja arritem që vërtet të kemi katalog tonin

‘’Kosova Sot’’:A mund të na njoftoni se sa ekzemplar I keni shpërndarë në sallonet e ondulimit deri më tani?

Betimi:Deri më tani kemi shpërndarë mbi 1000 kataloge dhe kanë mbetur per t’u shpërndarë edhe 2000 të tjerë, ndërkaq vetëm për sallonet janë afër 300sosh.

‘’Kosova Sot’’:Nëse nuk është sekrete,a mund të na thuani se sa është kjo punë biznesi apo vetem punë kreative që ka të bëjë me bukurinë?

Betimi:Puna dhe profesioni im padyshim që janë punë biznesi. Mgjithatë, hartimi I këtij katalogu ka pasur synim që të lehtësohet puna kolegëve dhe e klientëve shqiptarë,që do të thotë është kreativitet rreth së bukurës.

‘’Kosova Sot’’:Sa keni shpenzuar apo sa keni perfituar materialisht nga ky katalog?

Betimi:Nuk ka qenë synim përfitimi, përndryshe s’do të shpërndahej falas. Shpenzimet rreth katalogut, pa përfshirë ndihmën e bashkëpuntorve që me kanë ndimuar dhe pa llogaritur punën e studios sonë janë mbi 15.000 euro.

‘’Kosova Sod’’: Me kënd keni bashkëpunuar për sajimin e këtij publikimi të bukurisë?

Betimi:Përveq bashkëpuntorve të mi Brenda ‘’Studios Passion’’, nga bashkëpuntorët e jashtëm ndihmë të pakursyer kam pasur nga Organizata për Menagjim INTEGRA, Donika Berdynaj dhe Lulezim Shishani.

‘’Kosova Sot’’:Çka mund të veçonit si risi apo të vacant në këtë katalog?

Betimi:Nga shumë frizura kemi bërë përzgjedhjen aktuale, duke shfrytëzuar instinkin professional dhe përvojën tonë.Kemi prezantuar tërë rangun e modës së frizurave të sotme prej stilit klasik të thjeshtë deri tek aj me ekstravagant.

Të rinjtë përcjellin trendet e fundit të modës

‘’Kosova Sot’:A do të vazhdoni edhe në të ardhmën me katalogje të tjera?

Betimi:Po. Interesimi ynë është të vazhdohet në kontinuitet e të punohet në këtë drejtim. Nuk ka qenë leht të na bëhet as ky katalog, kështu që na duhet pakëz pushim

‘’Kosova Sot’’:Sa mendoni se të rinjtë po e përcjellin trendin e frizurave?

Betimi:Mendoj se të rinjtë kanë më tepër kujdes sot sesa në të shkuarën për pamjen në përgjithësi, e veçanërisht për frizurën.

‘’Kosova Sot’’:A po mbahen tani flokët e gjata apo të shkurtëra, të bardha apo të zeza?

Betimi:Nese nxjerrim ndonjë konkludim nga dëshirat e klientëve të përditshëm,mund të thuhet se më të pranishme janë flokët e gjata dhe ngjyrat e ndezura(shkëlqyese).

‘’Kosova Sot’’:Sa keni pasur vështirësi për t’I gjetur modelet për katalog?

Betimi:Modelet kryesisht janë nga klintët e ‘’Studios Passion’’. Të them të drejtën, ka qenë problem për të vendosur për shkak të interesimit të madh.

‘’Kosova Sod’’:Krijohet përshtypja gjatë shfaqjes që e keni organizuar se vjen me shumë në shprehje veshja sesa frizura. Pse?

Betimi:Nuk kisha thënë se është shprehur më tepër veshja se sa frizurat, edhe pse padyshim nuk mund të ndahen këto dy gjëra. Sepse, frizura duhet të kombinohet gjithsesi edhe me garderobën.

‘’Kosova Sot’’:Cila do të ishte këshilla juaj për lexuesit e të përditshmës’’Kosova Sot’’ dhe si duhet mirëmbajtur flokët?

Betimi:Gjë shumë e rëndësishme është të mos demtohen floket gjata tretmaneve të ndryshme. T’iu shmangen sa më tepër ‘fenirimeve’ ‘hekurosjeve’ dhe ngjyrosjeve të shpeshta me ngjyra jocilesor.

Luljeta Humolli.

Regjistrohu

Për t'u informuar për të rejat
e fundit nga Passion