U promovua katalogu i frizurave ‘’PASSION 2’’
I pasur me stile të ndryshme flokësh
Këto ditë në Prishtinë është promovuar edicioni i dytë i katalogut ‘’Passion’’. ‘’Passion’’ këtë herë na vjen krejt ndryshe, me më shumë stile frizurash, me më shumë mundësi zgjedhjeje. Një punë e gjatë sjell sërish në tregun kosovarë katalogun e vetëm shqipëtar (të flokëve).
Ju që jeni adhurues të frizurave e vlen ta keni në duar këtë ktalog dhe t’i aplikoni stilet e punuara në kokat e modeleve më të njohura. Për më shumë flet Beti nga saloni i bukurisë ‘’Passion’’.
Sapo keni promovuar katalogun ‘’Passion 2’’. Si shkoi promovimi?
Promovimi ka shkuar shumë mirë. Jam ndarë shumë i kënaqur me të gjithë.
Keni bërë një punë të gjatë e të lodhshme. A e vlejti?
Meqenëse rezultati përfundimar i katalogut ka dalë shumë mirë, normalisht se gjithë ajo punë dhe lodhje ia ka vlejtur
’’Passion 2’’ ndryshon nga ‘’Passion 1’’. E thoni edhe ju këtë?
Po. Katalogu i dytë i frizurave ‘’Passion’’ ndryshon shumë nga ai i pari, duke u nisur nga fakti që është shumë më i pasur me stile të ndryshme të flokëve, fotografitë janë më kualitative, ka këshilla të ndryshme për flokë, ka stile të flokëve edhe për femijë ku edhe formati është më i përshtatshëm.
E quani të sukseshëm këtë katalog?
Po, mendoj se është shumë i sukseshëm dhe nëse bëjm krahasim me kataloget evropiane nuk ndryshon shumë.
Këtë here keni pasur edhe frizura të ardhura nga sallonet e tjera. Me këtë keni dashur të tregoni se nuk i frikësoheni konkurrencës.apo?
Jo, nuk është problemi te konkurrenca, por këtë e kam bërë nga dëshira e madhe për të pasur një bashkëpunim me frizer të tjerë nga Kosova, Shqipëria ,Maqedonia.
Sa frizura mund t’i shohim në këtë katalog?
Në këtë katalog mund të gjeni mbi 200 stile të ndryshme të flokëve.
Çfarë stile keni aplikuar më shumë?
Mendoj se i kemi perfshire te gjitha stilet e flokëve, duke u nisur nga ato më të thjeshta e deri te ato më ekstravagante, ku nuk janë të përjashtuara as stilet e flokëve për meshkuj.
A mendoni se do të jenë të kërkuara këto frizura?
Është një periudhë shumë e shkurtër e publikimit të këtij katalogu dhe që në fillim shihet një interesim shumë i madh i klientëve tanë për t’i aplikuar këto frizuara.
Me kë keni bashkëpunuar në realizimin e këtij katalogu?
Një bashkëpunim shumë të mirë e kam pasur edhe me Ermira Ukëhajdaraj, Ilir Dautin, Liridona Llozana, Petrit Ukëhajdaraj dhe Liberta Spahiun.
A ia vlen të bësh katalog në Kosovë?
Normalisht që ia vlen, sepse shqiptarët kanë nevojë për më shumë kataloge vendore, duke iu ofruar mundësi të zgjedhjes së stileve më në trend të flokëve.
Çka prisni ju, te salloni ’’Passion’’ pas promovimit të këtij katalogu me shumë famë para ,apo?
Nuk ka qenë qëllimi as te fama, e as te paratë, por qëllimi ynë primar ka qenë që tu afrojmë klientëve tanë sa më shumë njohuri për flokët.
Ku mund ta gjejmë katalogun ‘’Passion’’?
Katalogu është shpërndarë në qendrat kryesore të Kosovës. Në Prishtinë atë mund ta gjeni në dy studiot të bukurisë ‘’Passion’’, në kosmetikën ‘’Golden Rose’’ në qendër tregtare ‘’Mini MAX’’ dhe në sallonin ‘’Njomza’’. Në Pejë në kozmetikën ‘’Revlon’’, në Gjakovë në sallonin ‘’Natyra’’, në Prizëren në Sallonin ‘’Zana’’, në Mitrovicë në Sallonin ‘’Farka’’, në Ferizaj në Sallonin ‘’Wella’’, në Gjilan në Kozmetiken ‘’Ajlin’’, në Shtime në Sallonin ‘’Art Hair’’, si dhe Vushtrri në Sallonin ‘’Top Fashion’’.