Flokëtari dhe stilisti holandez me famë botërore erdhi në Prishtinë
Kosovarët bartin frizurë të njejtë
‘’Në Perëndim janë në trend flokët e dredhura dhe natyrale. Këtu vërejta se të gjitha femrat dëshirojnë t’i kenë flokët e gjata dhe të drejta. Stili i tyre shkon me shumë kah vitet e ’60-ta’, thotë flokëtari dhe stilisti Rein Jagtenberg, i cili radhitet në vendin e gjashtë në mesin e stilistëve botëror të flokëve
Në mesin e flokëtarëve-stiliste botërorë radhitet i gjashti kurse në ranglistën europiane është i treti. Fitues i shumë shpërblimeve të flokëtarëve pronar i 11 salloneve të bukurisë në Holandë dhe drejtues i kolegjit të flokëtarisë ‘’All Inn Hairdressus Collage’’, me 100 studentë. Ky është holandezi Rein Jagtenberg, i cili ka ardhur në studion e bukurisë ‘’Passion’’ në Prishtinë për të demonstruar artin e prerjes së flokëve. Betim Gashi, pronar i studios ‘Passion’, e solli në Prishtinë holandezin me famë botërore përmes Organizatës Humanitare ‘’Pum’’. ‘’ jam shumë i kënaqur që kam arritur ta sjellë një stilist frizurash të kalibrit botëror, siç është Jagtenberg. Me vetë faktin që ai është këtu, ky është një privilegj për ne flokëtarët e Kosovës. Duke qenë pranë tij, unë dhe kolegët e mi kemi një rast të mirë që të trajnohemi më për së afërmi me stilet dhe trendet e botës në flokëtari’’. Që kur ka ardhur në Prishtinë stilisti holandes ka vizituar shumë sallone të bukurisë nëpër Kosovë, por më së tepërmi i ka bërë përshtypje studio e bukurisë ‘’Passion’’ dhe bashkëpunimi me Gashin.’’Në këtë studio me 30 punëtor pashë shumë gjëra interesante. Një enterier të shkëlqyer, një komoditet me të gjitha paisjet, që nga makiazh, pedikyri, solariumi e deri te prerja dhe ngjyrosja e flokëve, tha Jagtenberd. Ai thotë se gjatë vizitave të shumta që u ka bërë salloneve të bukurisë, ka vërejtur se në Kosovë dominon një stil kreativ i punës. ‘’Pashë dëshirën e flakët të frizerëve për të bërë diçka të bukur, për ta mbajtur të freskët imazhin e klientëve. Tash e shoh se nuk kam gabuar që kam zgjedhur Kosovën. Deri më tani kam bërë njëmbedhjet prerje të flokëve të femrave dhe të gjitha janë ndarë të kënaqura. Femrat shqipëtare, perveç që dinë ta mbajnë vetën mirë janë edhe të bukura. Por, më pengon pse të gjitha kanë stil të njejtë të prerjes dhe formës. Në Perëndim janë në trend flokët e dredhura dhe natyrale, këtu vërejta se të gjitha femrat dëshirojne t’i kenë flokët e gjata dhe të drejta. Stili i tyre shkon më shumë ka vitet e ’60-ta’.
Stilisti holandez së bashku me Gashin të martën do ta organizojnë një seminar në studion ‘Passion’, ku do të ftohen të gjithë frizerët e Kosovës. ‘’N ë bashkëpunim me stafin e studios ‘’Passion’’ do të prezantojmë të gjitha stilet dhe frizurat që janë në trende botërore’’. Tha stilisti holandez.