English Shqip
Lidhu me grupin Passion në Facebook Lidhu me grupin Passion në YouTuBe RSS FEED
Gazeta Lajm - 20.10.2006

Stilisti i flokëve Betim Gashi me projekte të reja

‘’Passion’’ nga pasioni

Kur kishte filluar të merrej me rregullimin e flokëve, para nëntë vjetësh, gjithçka e kishte bërë nga pasioni. Tash ai është një ndër stilistët më të njohur të flokëve në Kosovë dhe në dy studiot e tij të bukurisë,’Passion’.’parakalojnë’ çdo ditë edhe emra të njohur nga politika dhe estrada kosovare.  22 vjeçari Betim Gashi, i njohur si Beti e bënë me shumë qejf punën që i siguron edhe përfitime, por që më shumë i jep kënaqësi

Të mërkuren mbrëma, ai e përuroi studion e tij të bukurisë në Gjilan. ‘’Sallon bukurie kam tash katër vjet. Në të ardhmën planifikoj që studio bukurie ‘Passion të hap edhe në qytetet e tjera të Kosovës’’. Thot ai.

Ai ka vendosur që me punën e tij të jetë i pranishëm në Gjilan, pas shumë kërkesave nga ky qytet. Hap pas hapi , Gashi po e krijon rrjetin e studiove te bukurise ‘’Passion’’ në Kosovë.

Deri më tash i ka promovuar dy kataloge me modele frizurash.’’Pas festës së vitit të ri planifikon ta filloj edhe katalogun e tretë. Kataloget e mi janë të vetmit të tillë në të gjitha trojet shqiptare.

Së shpejti, ai do ta hapë edhe një studio në Prishtinë, në lagjen ‘’Bregu i Diellit’’ Në studiot e mia, perveç klientëve të zakonshëm, vijnë edhe njerëz  publike, si këngetare, politikanë ,etj’’, thotë ai.

Regjistrohu

Për t'u informuar për të rejat
e fundit nga Passion