‘’Passion’’dhe’’Wilde Cosmetic-LCN’’ nisin seminarin 4-ditorë mbi Estetikën Moderne në Prishtinë
Nis bashkëpunimi kosovaro-gjerman në estetikë
Pjesëmarrësit e këtij seminari do të jenë të angazhuar për 4 ditë në Prishtinë, ndërsa seminari do të vazhdojë edhe për 4 ditë tjera në Gjermani ku do të bëhet edhe testimi përfundimtarë dhe dhënia e diplomave ndërkombëtare për pjesëmarrësit.
Dje, në Hotelin Grand të Prishtinës, filloi punimet seminari 4-ditor i Estetikës Moderne Pranëverë-Verë 2008, seminar ky i organizuar nga kompania kosovare me qendër në Prishtinë, ‘’Passion’’, në bashkëpunim me kompaninë e mirënjohur gjermane ‘’Wilde Cosmetic LCN’’ me qendër në Frankfurt.
Në këtë seminar u prezantuan teknikat më të avancuara europiane të estetikës moderne. Ky bashkëpunim mes Kosovës e Gjermanisë erdhi me inciativen e drejtorit general të ‘’Passion‘’: Betim Gashi. Kjo e fundit në Gjermani është e njohur për teknikat e saj të avancuara moderne që perdor në disa fusha, ndër to edhe tatuazhat në fytyrë, apo siç quhen ndryshe, grimi permanent, gjë që është risi në fushën e grimit professional, për ata që deshirojnë të theksojnë ndonjë veçori të fytyrës, siç janë vetullat, buzzer, sytë nishane të bukurisë,etj
Metoda tjetër është zgjatja e qerpikëve një-nga-një për një kohëzgjatje 3-mujore, metodë kjo shumë e mirë dhe risi për të gjithë ata që duan të kenë qerpikë të bukur e të gjatë, të cilët mund t’i grimosin sikur të janë natyral pasi kualiteti i tyre është i garantuar, ndërsa risia tjetër është zgjatja e thonjëve të duarve e të këmbëve me xhel, ku duhet të theksojmë se nuk kemi të bejmë vetëm me zgjatjen, por edhe me mirëmbajtje të thonjëve, ku pas trajtimit me këtë metodë, thonjët do të kenë dukje të bukur e natyrale.
Dje është mbajtur trajnimi për qepikë, ku numri i pjesëmarrësve ka qenë i limituar në 10 persona, ndërsa sot, nesër dhe pasnesër do të mbahet trajnimi për thonjë dhe tatuazh, ku gjthashtu numri për pjesëmarrës si në trajnim për thojnë do të jetë i limituar në 10 persona ndërsa për tatuazhe maksimumi është gjashtë.
Seminari u drejtua nga përfaqësuesit gjerman të kompanisë ‘’Wilde Cosmetics-LCN’’, Roland Casaroli, shef i zyrës për eksport pranë LCN, Laura Garuti, pedagoge dhe shefe e zyrës së trajnimit për Europë si dhe Piera Zocco, pedagoge pranë LCN-Frankfurt.
Pjesëmarrësit e këtij seminari do të jenë të angazhuar për 4 ditë në Prishtinë, ndërsa seminari do të vazhdojë edhe për 4 ditë tjera në Gjermani ku do të bëhet testimi përfundimtar dhe dhënia e diplomave ndërkombëtare për pjesëmarrësit.
Për fund, Betim Gashi thotë se këto risi janë’’vetem hapi i parë i planeve shumë të mëdha që ‘’Passion’’ ka pregaditur për tregun tonë’’.