
Studio Passion në Bregun e Diellit ka filluar të funksionojë për publikun e gjerë në dhjetor 2006. Kjo Studio ka vazhduar traditën e Studiove të para Passion në rrugën Bill Clinton dhe UÇK, duke ofruar shërbime shumë të shpejta dhe profesionale.
Menaxhere e Studios Passion në Bregun e Diellit është Blerta Sejdiu. Znj. Sejdiu është një menaxhere profesioniste e talentuar, me shumë përvojë në menaxhimin e Studios Passion.
Kjo Studio Passion gjendet në një ndër lagjet më të preferuara për jetesë në kryeqytet. Kryesisht plotëson nevojat e banorëve të lagjes për shërbime bukurie, duke qenë se lagja Bregu i Diellit është një ndër më të mëdhatë në Prishtinë. Sidoqoftë, ofron shërbime edhe për një pjesë të komunitetit të biznesit, që ushtron aktivitetin e vet në lagje. Ju mirëpresim!