
Studio Passion në rrugën UÇK ka filluar të ofrojë shërbime për klientë në shkurt 2006. Nga atëherë deri më tani kjo Studio ka në historinë e saj dhjetëra mijëra klientë, të cilët janë rikthyer në të për të marrë shërbime të nivelit më të lartë profesional.
Përfaqësues i Studios Passion në rrugën UÇK është z. Gojart Beqa. Z. Beqa, një floktar brilant, sjell përvojë menaxhuese dhe profesionale të vyer në Studion Passion për të gjithë klientët e saj.
Studio Passion në rrugën UÇK ose tek Qafa, siç njihet gjerësisht nga klientët e Passion, është ndër më të mëdhatë e Passion, Rrjeti i Studiove të Bukurisë. Gjendet në një nga zonat e qendrës më të populluara dhe më të frekuentuara nga segmente të ndryshme të shoqërisë. Disa nga institucionet publike më të mëdha dhe të rëndësishme janë aty, duke përmendur këtu qeverinë e Kosovës, komunën e Prishtinës si një sërë institucionesh të tjera publike. Më tej, kjo është një zonë tejet e preferuar biznesore, duke qenë, se aty i kanë qendrat disa nga bankat më të rëndësishme në vend si ProCredit Bank, Raiffeisen Bank, Banka Ekonomike, Banka për Biznes, si dhe një sërë biznesesh të tjera të rëndësishme si Siguria, Sigal. Gjithashtu, kjo zonë ofron edhe një shumëllojshmëri lokalesh dhe vendesh për ushqim si De Rada, restorant Diplomatik, restorant Home, etj.
Stafi i Studios Passion në rrugën UÇK do t'ju përkushtohet menjëherë sapo të hyni në Studio dhe derisa të dilni nga ajo, duke ju ofruar shërbimet më të mira. Ju mirëpresim!