English Shqip
Lidhu me grupin Passion në Facebook Lidhu me grupin Passion në YouTuBe










Studio Passion në Ulpianë është hapur për klientë në shkurt të vitit 2007. Që nga fillimi standardet profesionale të funksionimit dhe nivelit të shërbimeve të kësaj Studioje janë përputhur tërësisht me ato të Passion, Rrjetit të Studiove të Bukurisë. Kjo është arsyeja, që klientela e saj është vazhdimisht në rritje.

Përfaqësues i Studios Passion në Ulpianë është z. Fitim Rrustemi. Z. Rrustemi është një floktar profesionist, ambicioz dhe elokuent, me aftësi shumë të mira menaxheriale dhe organizative.

Studio Passion në Ulpianë gjendet në një nga lagjet më të preferuara si për banim, ashtu edhe për biznes. Ulpiana gjithashtu është një ndër lagjet më të mëdha në Prishtinë. Duke shfrytëzuar lokacionin e përshtatshëm, nivelin e lartë të shërbimeve dhe përvetësimin e teknikave më bashkëkohore në punë, stafi i kësaj Studioje Passion e ka shndërruar atë një një vend shumë të preferuar për klientët gjatë gjithë javës. Ju mirëpresim!

Regjistrohu

Për t'u informuar për të rejat
e fundit nga Passion