Në muajin shkurt të
vitit 2003, Betim Gashi në moshën 18 vjeçare, për
herë të parë hapi studion e bukurisë "Passion",
në lagjen Lakrishte të Prishtinës. Në fillim kjo studio
ishte e përbërë vetëm nga Betim Gashi dhe Ferdane
Kelmendi. Mirëpo profesionalizmi, korrektësia dhe mikpritja
e tyre bëri që të kenë një numër të
madh të klientëve të cilët kujdesin për bukurinë
e tyre ia besuan kësaj studioje. Studio e bukurisë “Passion”,
pas një pune të gjatë, me datën 21 të muajit
qershor në vitin 2004 publikoi edhe katalogun e frizurave "Passion",
ku ishin të përfshirë mbi tetëdhjetë stile të
ndryshme të flokëve. Ishte katalogu i parë në të
gjitha trevat shqiptare, si në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni
dhe në Mal të Zi. Origjinaliteti, stilet interesante, prezenca
e shumë fytyrave publike dhe shumë faktorë të tjerë
bënë që katalogu të ketë sukses qysh nga dita
e parë e promovimit të tij. Me kërkesat e shumta të
klientëve dhe në mungesë të hapësirës, në
muajin maj të vitit 2005 studio e bukurisë "Passion"
ndërroi lokacionin, duke kaluar kështu në një bulevard
mjaft prestigjioz të Prishtinës, bulevadin "Bill Clinton",
ku gjendet edhe sot. Një studio e pajisur me dhjetë karrige
pune dhe me një numër të madh punëtorëve të
cilët ofrojnë shërbime të ndryshme bëri që
numri i klientëve të rritej edhe më shumë. Që
të jenë sa më afër klientëve, Betim Gashi në
shkurt të vitit 2006 hapi edhe studion e dytë të bukurisë
"Passion", në qendër të Prishtinës. Edhe
kjo studio, poashtu është e përbërë prej një
numëri të madh të punëtorëve dhe ofron po të
njejtat shërbime. Pas kësaj pune të madhe, nga kërkesat e shumta të klientëve, rrjeti jonë hapi edhe dy studio tjera, njërën në Gjilan në rrugën e "Skenderbeut" tjetrën në Prishtinë në Bregun e Diellit "Rruga 2 lamela 8" .Në të dy studiot ofrohen shërbimet e njejta. Studio e bukurisë "Passion" tenton që gjithmonë të jetë në hap me modën dhe me trendet e fundit të frizurave, mirëpo duke mos u larguar kurrë nga klasikja. Gjithmonë mundohen që klientit t'i përshtasin frizurën me stilin e tyre duke përdorur ide origjinale të tyre. |