Rrjeti i Studiove të Bukurisë Passion është themeluar dhe funksionon të
ofrojë shërbime komplete për bukurinë tuaj. Passion nuk nënvlerëson
asnjë element të bukurisë suaj. Përkundrazi, u kushton vëmendjen e duhur
gjithçkaje, që ka të bëjë me të. Passion funksionon në një treg të
shërbimeve të bukurisë evolucion të vazhdueshëm. Me qasjen e vet
shumëfishe, Passion është udhëheqës i ndryshimeve në kulturën e
trajtimit të bukurisë në Kosovë dhe rajon.
Përparësitë e Passion në raport me të tjerë përfshijnë, por nuk
kufizohen, disa nga elementët e mëposhtëm:
Passion çmon lart kulturën e kujdesit për klientët, pėr bukurinë e tyre dhe u asiston atyre në ngritjen e kësaj kulture
Passion ofron modele, informacione dhe pika referimi për kultivimin e shijeve të klientëve të tij
Passion i trajton klientët e vet me ngrohtësinë dhe mikpritjen në mënyrën më emblematike dhe karakteristike për kulturën tonë, duke u nisur nga marrëdhënie të afërta, individuale dhe profesionale me ta; Passion kapitalizon në marrëdhënie me klientët vlerat më të mira kulturore, duke sjellë risi në kulturën e punës dhe qasjet profesionale
Passion ofron vazhdimisht risi për tregun e Kosovës. Për shembull, i pari sjell në treg metodat dhe shërbimet më të reja të eksperimentuar në Evropë dhe më gjerë
Passion ofron një paketë komplete, për klientët e pazakontë për tregun e Kosovës. Duke vizituar një studio të Passion klientët i kryejnë të gjitha shërbimet e mundshme, që kanë të bëjnë me flokët dhe bukurinë e tyre.
Passion gjithmonë kujdeset për klientët e vet, duke institucionalizuar një sistem të afërt me klientët nëpërmjet zbritjeve të shpeshta, kartelave të anëtarësisë, lojrave shpërblyese dhe metodave të tjera për t´u ardhur në ndihmë nevojave sezonale të klientëve
Passion ka themeluar dhe funksionalizuar brenda kompanisë sektorin e ´Kujdesit për klientë´, i cili merret ekskluzivisht me trajtimin nevojave aktuale të klientëve, përsosjen e shërbimeve profesionale dhe planifikimin e aktiviteteve për Passion në bazë të parashikimeve dhe informacioneve paraprake
Passion investon në kapacitetet menaxhuese elektronike të të gjithë volumit të punës; softueri i Passion, i krijuar specifikisht ekskluzivisht për nevojat e klientëve të studiove tona, siguron një menaxhim tejet efikas dhe domethënës për klientin dhe stafin e Passion
Passion në çdo kohë ka kapacitetet shërbyese më të mëdhatë në rajon. Mjafton të përmendim faktin, që një studio e vetme mundet të punojë me 15 klientë njëkohësisht në çdo kohë të ditës. Satisfaksioni i klientëve, të cilët parapëlqejnë të marrin shërbime në grup dhe njëkohësisht, është i pamatë në këtë rast!
Passion dizajnon shërbime për nevojat e çdo klienti në përputhje me rrethanat dhe dinamikat e jetës së tij: statusin social, kushtet financiare dhe personalitetin.
Passion ofron stafin më profesional dhe më të ngritur në tregun e Kosovës, duke punuar në kompletimin e mëtejshëm të tyre
Passion është krenar të ketë bashkëpunuar në projekte gjigante me partnerë seriozë, falë kapacitetit profesional. Është e mjaftueshme të përmendet një nga projektet më të mëdha në Kosovë, i mbajtur në Sheshni 21, ku janë dhënë shërbime për mbi 50 artistë. Një gjë e tillë ka mundur dhe mund të realizohet vetëm nga Passion!
Passion ka publikuar katalogun e parë shqiptar të frizurave me modele shqiptare, i cili përmban mbi 80 stile të reja të flokëve.
Passion, pas botimit të katalogut të parë, ka nxjerrë në treg edhe katalogun e dytë, i cili përmban mbi 200 stile të reja të flokëve dhe shumë këshilla të vlefshme për mirëmbajtjen e flokëve.