English Shqip
Lidhu me grupin Passion në Facebook Lidhu me grupin Passion në YouTuBe RSS FEED
Shërbimet Për Flokë

Rrjeti i Studiove të bukurisë "PASSION" ofron këto shërbime për flokët:

1. Prerje
2. Fenirim
3. Ngjyrosje
4. Shatir
5. Shpëlarje të flokëve
6. Zgjatje të flokëve
7. Frizura të ndryshme
8. Kaçurrela

1. Prerje
Prerja e flokëve është shumë e rëndësishme për pamjen tuaj. Prandaj, gjejeni një stil, që i përshtatet formës së fytyrës suaj. Këshillohuni me floktarin tuaj!

2. Fenirim
Fenirimi është metoda më e mirë dhe më efektive, që të ndryshoni pamjen tuaj. Pra, provojeni dhe nuk do të pendoheni.

3. Ngjyrosje
Asnjëherë mos i ngjyrosni flokët tuaja pa këshillën e floktarit. Ai është profesionist për këto gjëra dhe e di se cila ngjyrë ju shkon më së shumti me tenin tuaj, ngjyrën e syve, të vetullave, etj.

4. Shatir
Meqenëse është proces kimik, nuk preferohet të bëhet në kushte jo profesionale. Përndryshe, shatiri mund të shkaktojë zhgënjime tek ata, që e bëjnë në kushte të tilla. Nëse bëhet në mënyrën e duhur, flokët tuaja do të duken mrekullueshëm.

5. Shpëlarje të flokëve
Ju duhet të mendoheni mirë, përpara se të ngjyrosni flokët tuaja me nuanca të mbyllura dhe e kuqe, përkatësisht nuancat e saj. Shpëlarja e flokëve, kur bëhet fjalë për këto nuanca, mund të japë rezultat rreth tre nuanca më të hapura.

6. Zgjatje të flokëve
Nëse u janë mërzitur flokët tuaja të shkurtra ose nëse nuk jeni të kënaqur me prerjen tuaj, atëherë provoni t'i zgjasni ato tek profesionistët e Passion. Do të vëreni, që për një kohë të shkurtër, do të ndryshoni plotësisht.

7. Frizura të ndryshme
Ka raste, kur pamja juaj duhet të jetë më ndryshe. Atëherë këshillohuni me floktarin tuaj dhe provoni disa stile të flokëve para se të vendosni përfundimisht. Kjo do t'ju ndihmojë të ndiheni shumë komodë.

8. Kaçurrela
Flokët me kaçurrela thajini me fen vetëm pjesërisht. Pjesa tjetër e tharjes bëhet në mënyrë natyrale nëpërmjet kontaktit të flokëve me ajrin. Krehja dhe frizura mund të bëhen vetëm pasi flokët janë tharë.

Regjistrohu

Për t'u informuar për të rejat
e fundit nga Passion