Rrjeti i Studiove të bukurisë "PASSION" ofron këto shërbime:
1. Prerje
2. Fenirim
3. Ngjyrosje
4. Shatir
5. Shpëlarje të flokëve
6. Zgjatje të flokëve
7. Frizura të ndryshme
8. Kaçurrela
9. Grim
10. Zgjatje të qerpikëve
11. Rregullim të vetullave
12. Mbjellje të thonjve
13. Manikyr & Pedikyr
14. Masazh relaksues
15. Depilim
16. Solarium
1. Prerje
Prerja e flokëve është shumë e rëndësishme për pamjen tuaj. Prandaj, gjejeni një stil, që i përshtatet formës së fytyrës suaj. Këshillohuni me floktarin tuaj!
2. Fenirim
Fenirimi është metoda më e mirë dhe më efektive, që të ndryshoni pamjen tuaj. Pra, provojeni dhe nuk do të pendoheni.
3. Ngjyrosje
Asnjëherë mos i ngjyrosni flokët tuaja pa këshillën e floktarit. Ai është profesionist për këto gjëra dhe e di se cila ngjyrë ju shkon më së shumti me tenin tuaj, ngjyrën e syve, të vetullave, etj.
4. Shatir
Meqenëse është proces kimik, nuk preferohet të bëhet në kushte jo profesionale. Përndryshe, shatiri mund të shkaktojë zhgënjime tek ata, që e bëjnë në kushte të tilla. Nëse bëhet në mënyrën e duhur, flokët tuaja do të duken mrekullueshëm.
5. Shpëlarje të flokëve
Ju duhet të mendoheni mirë, përpara se të ngjyrosni flokët tuaja me nuanca të mbyllura dhe e kuqe, përkatësisht nuancat e saj. Shpëlarja e flokëve, kur bëhet fjalë për këto nuanca, mund të japë rezultat rreth tre nuanca më të hapura.
6. Zgjatje të flokëve
Nëse u janë mërzitur flokët tuaja të shkurtra ose nëse nuk jeni të kënaqur me prerjen tuaj, atëherë provoni t'i zgjasni ato tek profesionistët e Passion. Do të vëreni, që për një kohë të shkurtër, do të ndryshoni plotësisht.
7. Frizura të ndryshme
Ka raste, kur pamja juaj duhet të jetë më ndryshe. Atëherë këshillohuni me floktarin tuaj dhe provoni disa stile të flokëve para se të vendosni përfundimisht. Kjo do t'ju ndihmojë të ndiheni shumë komodë.
8. Kaçurrela
Flokët me kagurrela thajini me fen vetëm pjesërisht. Pjesa tjetër e tharjes bëhet në mënyrë natyrale nëpërmjet kontaktit të flokëve me ajrin. Krehja dhe frizura mund të bëhen vetëm pasi flokët janë tharë.
9. Grimi
Vetëm grimerët profesionistë mund të dijnë, se gfarë grimi ju përshtatet më së shumti me stilin dhe me karakteristikat e tjera të fytyrës.
10. Zgjatje të qerpikëve
Shpeshherë femrat kanë nevojë për ndryshime edhe në detajet e dukjes së tyre. Gjithashtu, elementë të caktuar të stilit dhe modës lidhen me gjatësinë e qerpikëve. Zgjatja e qerpikëve është një aspekt, i cili i jep një nuancë shtesë bukurisë tuaj dhe mund të bëhet në një kohë absolutisht të shkurtër.
11. Rregullim të vetullave
Mos harroni, se vetulla juaj thekson shumë formën e syrit tuaj. Prandaj, para se t'i rregulloni ato këshillohuni së pari me ndonjë profesionist ose më mirë lejojini ata, që t'ua rregullojnë vetullat.
12. Mbjellje të thonjve
Kshtë e vërtetë, se dora tregon karakterin tuaj. Prandaj, nëse thonjtë nuk i keni të rregulluar mirë ose nëse i keni shumë të shkurtër, provoni t'i zgjatni ato dhe do të vëreni, se dora juaj do të ndryshojë plotësisht.
13. Manikyr dhe Pedikyr
Të gjitha bakteriet dhe lëkurat e dëmtuara të duarve dhe këmbëve tuaja mund të largohen me anë të manikyrit dhe pedikyrit. Po ashtu, edhe thonjtë tuaj do të marrin një pamje më të mirë.
14. Masazh relaksues
Stresi, depresioni dhe shumë gjëra tjera të dëmshme për shëndetin tuaj mund të largohen për vetëm një orë dhe atë me një masazh relaksues të bërë nga profesionistët.
15. Depilimi
Për të qenë depilimi i suksesshëm duhet, që qimet të rriten 3 5 milimetra. Kjo metodë, siguron që, pasi të largohen, qimet nuk do të shfaqen në sipërfaqen e lëkurës për 3 javët e ardhshme pas depilimit.
16. Solariumi
Asnjëherë asgjë nuk është e rrezikshme, nëse bëhet në mënyrë të rregullt dhe me kujdes. Solariumi do t'ju bëjë të dukeni shumë më mirë dhe ju përgatit para se t'i ekspozoheni rrezeve të diellit. Sidoqoftë, para se ta përdorni atë, këshillohuni me profesionistët.