Rrjeti i Studiove të bukurisë "PASSION" ofron këto shërbime:
1. Prerje
2. Prerje me flakë
3. Fenirim
4 Ngjyrosje
5. Shatir
6. Zgjatje të flokëve ( extension)
7. Frizura të ndryshme
8. Grim
9. Rregullim të vetullave
10. Mbjellje të thonjëve
11. Manikir
12. Pedikir
13. Masazhë relaksuese
14. Tretmane anticeluliti
15. Tatuazhe të përkohshme
16. Depilim
17. Solarium

Si dhe kozmetikë të pajisur me produktet e firmave më të njohura botërore.
1. Prerje
Prerja e flokëve është shumë e rëndësishme për pamjen tuaj. Prandaj, gjejeni një stil që u përshtatet formës së fytyrës suaj. Këshillohuni me floktarin tuaj!

2. Prerje me flakë
Nëse dëshironi që flokët tuaja mos të çahen në maje, provoni një prerje me flakë pas së cilës flokët tuaja do të çahen më me vështirësi. Këtë prerje mund ta bëjë vetëm profesionisti!

3. Fenirim ( Tharje e flokëve)
Fenirimi është metoda më e mirë që të ndryshoni pamjen tuaj. Pra, provojeni dhe nuk do të pendoheni.

4. Ngjyrosja
Asnjëherë mos i ngjyrosni flokët tuaja pa këshillën e floktarit. Tek e fundit ai është profesionist për këto gjëra dhe e di se cila ngjyrë ju shkon më së shumti me tenin tuaj, ngjyrën e syve, të vetullave etj.

5. Shatiri
Meqenëse është proces kimik nuk preferohet të bëhet nga ana e jo profesionistëve, përndryshe do të pendoheni. Nëse bëhet në mënyrën e duhur flokët tuaja do të duken mrekullueshëm.

6. Zgjatje të flokëve ( extension)
Nëse u janë merzitur flokët tuaja të shkurtëra ose nëse nuk jeni të kënaqur me prerjen tuaj atëherë provoni t'i zgjatni ato tek ndonjë profesionist. Do të vëreni që për një kohë të shkurtë do të ndryshoni plotësisht.

7. Frizura të ndryshme
Ka raste kur pamja juaj duhet të jetë më ekstravagante. Atëherë këshillohuni me floktarin tuaj dhe provoni disa stile të flokëve para se të vendosni përfundimisht. Kjo do t'u ndihmojë që të ndiheni shumë rehatshëm.

8. Grimi
Për grimin s'mund të flitet shumë. Vetëm grimerët profesionistë mund të dijnë se çfarë grimi ju shkon më së shumti me stilin dhe me karakteristikat tjera të fytyrës.

9. Rregullim të vetullave
Mos harroni se vetulla juaj thekson shumë formën e syrit tuaj. Prandaj para se t'i rregulloni ato këshillohuni së pari me ndonjë profesionist ose më mirë lejoni ata që t'ua rregullojnë vetullat.

10. Mbjellje të thonjëve
Është e vërtetë se dora tregon karakterin tuaj. Prandaj nëse thonjtë nuk i keni të rregulluar mirë ose nëse i keni shumë të shkurtë, provoni t'i zgjatni ato dhe do të vëreni se dora juaj do të ndryshojë plotësisht.

11. Manikir dhe Pedikir
Të gjitha bakteriet dhe lëkurat e dëmtuara të duarve dhe këmbëve tuaja mund të largohen me anë të manikirit dhe pedikirit. Po ashtu edhe thoni juaj do të merrë një pamje më të mirë.

12. Masazhë relaksuese
Stresi, depresioni dhe shumë gjëra tjera të dëmshme për shëndetin tuaj mund të largohen për vetëm një orë dhe atë me një masazhë relaksuese të bërë nga ana e profesionistëve.

13. Tretmane anticeluliti
Nuk keni pse ta ndieni veten keq nëse në trupin tuaj gjendet masë celuliti. Provoni tretmane për zhdukjen e celulitit dhe problemi juaj do të zgjidhet.

14. Tatuazhe të përkohshme
Në raste të veçanta s'do të ishte i tepërt edhe ndonjë tatuazh në trupin tuaj. Përkundrazi, kjo do t'ju bënte të dukeni shumë më të veçantë dhe unik.
15. Depilim
Që t'ju shmangeni problemeve të përditshme dhe monotone në disa pjesë të trupit, një punë dhe një këshillë e mirë e profesionistëve mund t'ju ndihmojë së tepërmi. Mos harroni se me anë të depilimit lëkura juaj do të duket shumë më e re, më e freskët dhe problemi juaj do të shfaqet vetëm pas dy ose tri javëve.

16. Solariumi
Asnjëherë asgjë nuk është e rrezikshme nëse bëhet në mënyrë të rregullt dhe me kujdes. Solariumi do t'ju bëj të dukeni shumë më mirë dhe ju përgatit para se t'i ekspozoheni rrezeve të diellit. Sidoqoftë para se ta përdorni atë këshillohuni së pari me profesionistët.