Passion Rrjeti i Studiove të Bukurisë është një ide dhe kulturë pune, i cili bëhet i mundur në sajë të një stafi profesional, të përkushtuar dhe, që punën e përditshme me klientët, e ka inspirimin e vet jetësor.
Stafi i Passion funksionon profesionalisht me detyra të ndara si më poshtë:
Passion i ka kushtuar rëndësi të veçantë kualitetit profesional dhe njerëzor të stafit të tij profesional. Përzgjedhja e stafit profesional bëhet, duke vendosur kriteret më të larta të performancës në punë dhe me parametrat më strikte të etikës profesionale.
Madhësia aktuale e stafit profesional të Passion është mbi 40 profesionistë, të cilët ofrojnë shërbime të ndryshme. Ky numër është në rritje dita-ditës në linjë me zgjerimin natyral të Rrjetit të Studiove të Bukurisë Passion.
Stafi profesional i Passion është i përkushtuar në radhë të parë në dëgjimin aktiv të nevojave të klientëve. Më tej, stafi, pasi ka bërë konsultimet përkatëse profesionale, dizajnon zgjidhjet dhe shërbimet specifike në përputhje me nevojat e klientit. Pasi ia ofron klientit propozimet përkatëse, i asiston atij në zgjedhjen, që do të bëjë.
Çfarëdo nevoje, që kërkoni të plotësoni: të sillni ndryshime në dukjen tuaj, të thyeni monotoninë e vetëperceptimit, të jeni në trend me shijet më trendi, të doni të ndryshoni diçka në personalitetin dhe stilin tuaj, të përsosni imazhin tuaj publik dhe çdo nevojë tjetër, që ka të bëjë me ju dhe bukurinë tuaj, stafi profesional i Passion është i përkushtuar dhe pasional në realizimin e imazhit për bukurinë tuaj personale!
Stafi profesional i Passion në funksionimin e tij është vazhdimisht kreativ, origjinal dhe kontekstual. Ai njeh shumë mirë perceptimet tradicionale dhe ato moderne për bukurinë, dukjen dhe imazhin në Kosovë. Gjithashtu, është në kontakt permanent me trendet më të fundit në arenën botërore për modën dhe bukurinë. Kjo e bën atë të pajisur me cilësi të jashtëzakonshme profesionale dhe njohuri të thella për atë çka i duhet bukurisë suaj.
Stafi administrativ i Passion, i përbërë nga më shumë se 10 persona, është vazhdimisht në dispozicion të klientëve për çdo gjë, që ka të bëjë me organizimin teknik të orareve të shërbimeve.
Gjithashtu, stafi administrativ është në dispozicion të të gjithë klientëve për të gjithë paketën e shërbimeve ´Kujdesi për klientë´.
Ky staf koordinon me shpejtësi dhe efikasitet edhe marrëdhënie të caktuara me bashkëpunëtorët e Passion.
Stafi administrativ i Passion posedon aftësi të larta komunikimi, kulturë njerëzore të kultivuar dhe njohje të gjera për sa u përket nevojave të klientëve. Ata ndihmohen nga trajnime dhe punëtori të ndryshme, që kanë në qendër të vëmendjes etikën profesionale dhe komunikimin e biznesit. Klientët e konsiderojnë stafin administrativ të Passion si një ndër më të aftët në korrektësinë, elokuencën dhe gjetjen e zgjidhjeve të duhura për ta.
Marketingu i Rrjetit të Studiove të Bukurisë Passion bëhet nga Passion Production sh.p.k. Kjo është një kompani nga Prishtina, e cila është e specializuar në produksionet mediale, kampanjat e marketingut dhe ato të PR-it.
Passion Production sh.p.k. është një ndër produksionet më serioze sot në Kosovë. Ai, përveç të tjerave, prodhon edhe serialin vendor tejet të shikuar SPITALIKS.
Passion Production sh.p.k. disponon një staf të gjerë profesional, i cili është i specializuar në segmente të ndryshme të produksionit dhe publicitetit.
Për më tepër informacion për aktivitetet e Passion Production sh.p.k. ju lutemi vizitoni www.passionproduction.com
Bëhu edhe ti pjesë e Passion
Passion është një ndër kompanitë më të pëlqyeshme për të punuar në Kosovë. Passion ofron një vend sfidues pune, një ambient shumë komod me marrëdhënie të shkëlqyera midis stafit dhe kushte financiare shumë të mira.
Në Passion ju do të keni mundësi të shprehni entuziazmin dhe kreativitetin tuaj. Nëse jeni të përkushtuar, origjinalë dhe profesionistë, atëherë Passion është vendi i duhur i punës për ju!
Apliko tani për një vend pune në Passion
Ju mund të aplikoni për të gjitha vendet e punës në kategoritë e lartpërmendura.
Në rastin e aplikimit nëpërmjet postës elektronike info@bepassion.com, ju lutem kini parasysh:
Aplikimet tuaja do të shqyrtohen paraprakisht dhe do të merren në konsideratë sapo të hapen vendet përkatëse të punës. Ju falënderojmë për interesimin tuaj për të qenë pjesë e Passion!