
Studio Passion në sheshin Nëna Terezë është inauguruar në shkurt të vitit 2010. Kjo studio Passion, reflekton inovacionet dhe progresin e Passion, Rrjetit të Studiove të Bukurisë, por edhe vazhdimësinë e shërbimeve tejet profesionale dhe perëndimore.
Përfaqësues i Studios Passion në sheshin Nëna Terezë është z. Gojart Beqa. Z. Beqa, një floktar brilant, sjell përvojë menaxhuese dhe profesionale të vyer në Studion Passion për të gjithë klientët e saj.
Studioja Passion gjendet në zemër të qendrës së Prishtinës, në rrugën Nëna Terezë. Si e tillë, ajo ofron komoditetin e marrjes së shërbimeve të bukurisë shumë afër shumë objekteve rekreacionale dhe institucionale më me rëndësi në kryeqytet. Natyrisht, gjithçka në Studion Passion në sheshin Nëna Terezë reflekton komoditet, profesionalizëm dhe shërbim të dizajnuar personalisht për klientin. Ju mirëpresim!