COVID-19

COVID-19 është duke krijuar sfida të paprecedenta për Passion. Ne jemi duke e mbikëqyrur situatën shumë ngushtë dhe se bashkësia e jonë (klientët dhe stafi) mbesin prioriteti ynë më i lartë.

Kjo faqe përfshinë detaje se si Passion është duke e mbrojtur bashkësinë tonë në këtë kohë të vështirë.

Ne do ta përditësojmë këtë faqe me ndryshimin e situatës. Ju lutem kontrolloni këtë faqe përsëri për informata të reja.

Si të merrni shërbimin për klientë?

Përkundër ndryshimeve në shërbimin e përkohshëm që ka sjellur situata me pandeminë Covid-19, Passion do të vazhdoj operimin me dhjetra kolegë që iu shërbejnë klientëve. Derisa ne punojmë për t’iu shërbyer klientëve tanë, do të bëjmë maksimumin që t’i shmangim pengesat që i ka shkaktuar situata e vështirë e pandemisë sa i përket vonesave potenciale në caktimin e termineve.

Nëse jeni klientë, shërbimi i jonë për klientë online mund t’ju përgjigjet për çfardo pyetje apo kërkese që mund të keni. Ekipi i jonë është në gadishmëri të plotë për t’ju përgjigjur kërkesave tuaja brenda 24 orëve.

Ju falenderojmë për durimin e juaj dhe ju lutem që të keni parasysh që ne jemi duke u munduar maksimalisht që të përshtatemi me kushtet dhe rrethanat e reja që është duke i shkaktuar kjo periudhë sfiduese për të gjithë ne.

Shëndeti dhe siguria e bashkësisë sonë është më e rëndësishmja. Qëndroni të informuar rreth mënyrave për të mbrojtur shëndetin tuaj me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Si shumë kompani të tjera, ne jemi duke e bërë të pamundurën për t’i ndihmuar klientët dhe stafin tonë që të navigojnë këto kohra mjaft të vështira. Ne ju kërkojmë që të keni durim me ne dhe me njëri-tjetrin dhe të trajtoni secilin me mirësi. Gjerësa kjo situatë është e paprecedent, jemi optimist që të gjithë ne përfundimisht do të dalim më të fortë dhe më të qëndrueshëm nga kjo situatë.

Ju faleminderit,
Passion