Müster & Dikson është prodhues dinamik nga Italia i cili ka qenë për më shumë se 50 vite në shërbim të vazhdueshëm të flokëtarëve dhe studiove të bukurisë. Müster & Dikson prodhon dhe vepron në mënyrë që të mundësoj një shërbim çdo ditë e më të mirë së bashku me një varg prodhimesh të cilësisë së lartë.

Me prodhimtari në mbi 6 fabrika në një zonë prej 60.000 m2, Müster & Dikson mund të sigurojnë seriozitetin dhe gatishmërinë e një organizate të artikuluar, aktive dhe e karakterizuar nga një administrim i gjërë.

Müster & Dikson si prodhuesi më i madhi në Itali në fushën e floktarisë, vepron në një shkallë ndërkombëtare, duke eksportuar në mbi 70 shtete në mbarë botën.


Passion përdor produktet e markës së njohur botërore DIKSON.

• Gjithmonë të përkushtuar drejt risive dhe produkteve të reja.

• Të përdorim produktet më cilësore dhe t’i ofrojmë shërbimet me çmimet më të volitshme dhe me kualitative në treg.

• Passion ofron vazhdimisht risi për tregun e Kosovës. Për shembull, i pari sjell në treg metodat dhe shërbimet më të reja të eksperimentuara në Evropë, SHBA dhe më gjerë.

Për Passion historia vazhdon me çdo klient, që kënaqet me shërbimet e studiove tona.

Dhe, çdo klient i yni, është pjesë e historisë dhe suksesit tonë!