Rregullorja

Fituesit e shpallur nga Passion, pas tërheqjes së shpërblimit kanë të drejtë të shfrytezojnë shpërblimin e fituar brenda një afati maksimal prej një (1) viti nga data e përzgjedhjes së tyre si fitues. 

Pas përfundimit të këtij afati, çdo pretendim për kryerjen e shërbimit në shpërblim do të konsiderohet i pavlefshëm dhe kompania nuk mban përgjegjësi për shpërblime të patërhequra ose të pashfrytëzuara.

Në momentin e tërheqjes së shpërblimit, fituesit janë të detyruar të verifikohen përmes profileve të tyre personale në rrjetin social Facebook, për të konfirmuar identitetin dhe përputhshmërinë me të dhënat e pjesëmarrjes. 

Në rast se verifikimi nuk mund të bëhet në mënyrë të suksesshme, organizatori rezervon të drejtën të refuzojë dorëzimin e shpërblimit.