Passion, që nga themelimi më 24 shkurt 2003, ka qëndruar pranë klientëve me shërbimet e veta cilësore, të shpejta dhe të dizajnuara në mënyrë specifike për çdo klient. Këto shërbime përfshijnë trajtim të gjithanshëm për bukurinë e klientëve, duke u fokusuar më shumë në fushën e floktarisë.
Suksesi i Passion i atribuohet pasionit të pafund që u kushtohet klientëve.
Stafi, atmosfera dhe investimi i konsiderueshëm në studio, shërbimet dhe çmimet kanë në qendër të vëmendjes klientin dhe dukjen sa më efektive dhe origjinale të tij.
Passion fillimisht operoi si një studio e vogël e bukurisë. Stafi professional, numri i madh i klientëve, kërkesat e shumta të tyre dhe mbështetja nga partnerët bëri, që numri i studiove të rritet në mënyrë progresive.
Për Passion historia vazhdon me çdo klient, që kënaqet me shërbimet e studiove tona.
Dhe, çdo klient i yni, është pjesë e historisë dhe suksesit tonë!