Rrjeti i Studiove të Bukurisë Passion i ka kushtuar rëndësi të veçantë kujdesit për klientët. Kënaqësia e klientëve nga shërbimet tona është në fokusin e punës dhe vëmendjes sonë. Shërbimi Kujdesi për klientët bëhet nga stafi profesional, menaxherial dhe ai administrativ, të cilët gjithmonë janë të gatshëm për ofrimin e informacioneve të nevojshme për klientët.
Karakteristikat kryesore të kujdesit për klientët janë:
Stafi e di në çdo moment, se si duhet t’i trajtojë nevojat e klientit për shërbime. Kjo e bën atë të jetë refleksiv dhe të qëndrojë sa më pranë klientit.
Klientët tanë kanë ku të drejtohen në çdo moment, në rast se atyre u paraqitet ndonjë nevojë për shërbime.
Si drejtpërdrejt, ashtu edhe nëpërmjet formave të tjera të komunikimit (postë, postë elektronike, telefon, kutitë e kujdesit për klientë, faqja në internet e Passion, etj.), klientëve tanë u kushtohet menjëherë koha dhe përkushtimi i duhur.