PËRPARËSITË

Rrjeti i Studiove të Bukurisë Passion është themeluar dhe funksionon të ofrojë shërbime komplete për bukurinë tuaj. Passion nuk nënvlerëson asnjë element të bukurisë suaj. Përkundrazi, u kushton vëmendjen e duhur gjithçkaje, që ka të bëjë me të. Passion funksionon në një treg të shërbimeve të bukurisë evolucion të vazhdueshëm. Me qasjen e vet shumëfishe, Passion është udhëheqës i ndryshimeve në kulturën e trajtimit të bukurisë në Kosovë dhe rajon.

Përparësitë e Passion në raport me të tjerë përfshijnë, por nuk kufizohen, disa nga elementët e mëposhtëm:

Passion çmon lart kulturën e kujdesit për klientët, për bukurinë e tyre dhe u asiston atyre në ngritjen e kësaj kulture.

Passion ofron modele, informacione dhe pika referimi për kultivimin e shijeve të klientëve të tij.

Passion i trajton klientët e vet me ngrohtësinë dhe mikpritjen në mënyrën më emblematike dhe karakteristike për kulturën tonë, duke u nisur nga marrëdhënie të afërta, individuale dhe profesionale me ta; Passion kapitalizon në marrëdhënie me klientët vlerat më të mira kulturore, duke sjellë risi në kulturën e punës dhe qasjet profesionale.

Passion ofron vazhdimisht risi për tregun e Kosovës. Për shembull, i pari sjell në treg metodat dhe shërbimet më të reja të eksperimentuara në Evropë, SHBA dhe më gjerë.

Passion ofron një paketë komplete, për klientët e pazakontë për tregun e Kosovës. Duke vizituar një studio të Passion klientët i kryejnë të gjitha shërbimet e mundshme, që kanë të bëjnë me flokët dhe bukurinë e tyre.

Passion gjithmonë kujdeset për klientët e vet, duke institucionalizuar një sistem të afërt me klientët nëpërmjet zbritjeve të shpeshta, kartelave të anëtarësisë, lojrave shpërblyese dhe metodave të tjera për t´u ardhur në ndihmë nevojave sezonale të klientëve.

Passion ka themeluar dhe funksionalizuar brenda kompanisë sektorin e ´Kujdesit për klientë´, i cili merret ekskluzivisht me trajtimin nevojave aktuale të klientëve, përsosjen e shërbimeve profesionale dhe planifikimin e aktiviteteve për Passion në bazë të parashikimeve dhe informacioneve paraprake.

Passion investon në kapacitetet menaxhuese elektronike të të gjithë volumit të punës; softueri i Passion, i krijuar specifikisht ekskluzivisht për nevojat e klientëve të studiove tona, siguron një menaxhim tejet efikas dhe domethënës për klientin dhe stafin e Passion.

Passion në çdo kohë ka kapacitetet shërbyese më të mëdhatë në rajon. Mjafton të përmendim faktin, që një studio e vetme mundet të punojë me 15 klientë njëkohësisht në çdo kohë të ditës. Satisfaksioni i klientëve, të cilët parapëlqejnë të marrin shërbime në grup dhe njëkohësisht, është i pamatë në këtë rast!

Passion dizajnon shërbime për nevojat e çdo klienti në përputhje me rrethanat dhe dinamikat e jetës së tij: statusin social, kushtet financiare dhe personalitetin.

Passion ofron stafin më profesional dhe më të ngritur në tregun e Kosovës, duke punuar në kompletimin e mëtejshëm të tyre.

Passion është krenar të ketë bashkëpunuar në projekte gjigante me partnerë seriozë, falë kapacitetit profesional. Është e mjaftueshme të përmendet një nga projektet më të mëdha në Kosovë, i mbajtur në Sheshni 21, ku janë dhënë shërbime për mbi 50 artistë. Një gjë e tillë ka mundur dhe mund të realizohet vetëm nga Passion!

Passion ka publikuar katalogun e parë shqiptar të frizurave me modele shqiptare, i cili përmban mbi 80 stile të reja të flokëve.

Passion, pas botimit të katalogut të parë, ka nxjerrë në treg edhe katalogun e dytë, i cili përmban mbi 200 stile të reja të flokëve dhe shumë këshilla të vlefshme për mirëmbajtjen e flokëve.

Passion vazhdimisht sjell risi për klientët. Në vitin 2011 Passion promovon katalogun e tretë të stileve të flokëve dhe grimit. Katalogu përmban mbi 120 stile të reja të flokëve dhe grimit, shumë këshilla për flokë të shëndosha, 10 stilet më të preferuara dhe shumë risi tjera.

…bëhu edhe ti pjesë e familjes sonë!

Jam një kliente e juaj, jeni më të mirët, love you...

ERIONA M. KAM

Passion realizon flamurin kuqezi në flokë...

FLORENTINA SYLA

Është (1) me plot kuptimin e fjalës, ju deshiroj jetë të gjatë dhe suksese...

ARBNOR VALENTINA BAJRAKTARI

REZERVO

Ne investojmë në kapacitetet menaxhuese ONLINE, duke i krijuar platformat më të mira ekskluzivisht për nevojat e klientëve të studiove tona, duke siguruar një menaxhim tejet efikas dhe domethënës për klientin dhe stafin e Passion.

   

https://www.bepassion.com/
Korrik 2019
Hën Mar Mër Enj Pre Shtu Die
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930311234