STAFI

MENAXHMENTI

Passion, Rrjeti i Studiove të Bukurisë është një ide dhe kulturë pune, i cila bëhet e mundur në saje të një stafi profesional, i përkushtuar dhe, që punën e përditshme me klientët, e ka inspirimin e vet jetësor.

BETIM GASHI

THEMELUES & DREJTOR KREATIV

Betim Gashi është themelues i Rrjetit të Studiove të Bukurisë Passion. Z. Gashi është një nga biznesmenët e rinj më progresivë dhe më të suksesshëm në Kosovën e pasluftës.

Sensi i iniciativës, formimi i lartë profesional, aftësitë e shkëlqyeshme menaxheriale dhe saktësia e tij kontraktuale e kanë bërë një ndër personalitetet më të njohura në Kosovë në fushën e modës dhe floktarisë.

GOJART BEQA

DREJTOR EKZEKUTIV

Drejtor ekzekutiv i Passion është Gojart Beqa. Z. Beqa, një menaxher i shkelqyeshëm dhe floktar brilant, sjellë përvojë menaxhuese dhe profesionale të vyer në rrjetin Passion.

Me një përvojë të pasur në fushën e menaxhimit të biznesit si dhe në fushën e floktarisë, kontributi i Gojartit në rritjen e nivelit të shërbimeve sa më të mira ndaj klientëve, është shumë domethënës për suksesin e kompanisë tonë.

VLORA MORINA

DREJTORESHË E PËRGJITHSHME & MARKETINGUT

Vlora Morina është drejtoreshë e përgjithshme & marketingut në Passion.

Znj. Morina mbikqyrë dhe udhëheqë të gjitha aktivitetet e përgjithshme. Gjithashtu krijon strategji për ta promovuar sistemin e marketingut dhe për të përmbushur qëllimet e kompanisë.

Për kompaninë tonë, investimi i vazhdueshëm në promovimin e shërbimeve tona tek klientët është njëra ndër prioritetet tona më të mëdha, prandaj kontributi i Vlorës është i jashtëzakonshëm në suksesin e kompanisë tonë.

DARDAN SYLA

MENAXHER I PËRGJITHSHËM

Dardan Syla është menaxher i përgjithshëm në Passion. Z. Syla është ndër menaxherët e parë të Passion, duke besuar dhe kontribuar ndjeshëm në konceptin biznesor dhe punën ekipore të Passion.

Puna e Dardanit në kompaninë tonë është mjaft e vlefshme kur kemi parasysh vëmendjen tonë shumë të madhe që kemi ndaj përmirësimit të vazhdueshëm dhe ofrimit të shërbimeve sa më cilësore ndaj klientëve.

ENIS DERVISHOLLI

MENAXHER I PASSION NË SHESHIN NËNA TEREZË

Menaxher i Studio Passion në Sheshin Nëna Terezë është Enis Dervisholli. Z. Dervisholli është një menaxher profesionist i talentuar, me shumë përvojë në menaxhimin e Studio Passion si dhe njëri ndër floktarët më të dalluar që ka ekipi i Passion.

Enisi ka përvojë të gjatë në ofrimin e shërbimeve për flokë dhe ka patur rastin të jetë pjesë e shumë trajnimeve profesionale.

BLERTA SLLAMNIKU

MENAXHERE E PASSION NË RRUGËN UÇK

Blerta Sllamniku vepron si menaxhere e Studio Passion në rrugën UÇK. Znj. Sllamniku është një profesioniste e talentuar e fushës së thonjve, ambicioze dhe gjithmonë e përkushtuar për të mësuar rreth risive në tregun e bukurisë.

Përpos këtyre aftësive, znj. Sllamniku posedon edhe aftësi të jashtëzakonshme menaxheriale & komunikuese. Posedimi i këtyre aftësive nga ana e stafit përbën një komponentë mjaft të vlefshme në kompaninë tonë, pasi që kontribuon që klientët tanë të ndihet rehat me shërbimet që ne i ofrojmë.

ALBANA ALIQKAJ

MENAXHERE NË PASSION NË BULEVARDIN BILL CLINTON

Albana Aliqkaj është menaxhere e Passion që gjendet në një nga vendet më të parapëlqyera në kryeqytet dhe në tërësi në Kosovë, Bulevardi Bill Clinton, Prishtinë. Znj. Aliqkaj është një ndër profesionistet më të shquar të Passion.

Ajo ka një profil menaxherial me karakteristika të kreativitetit dhe origjinalitetit në punë. Znj. Aliqkaj sjellë në Passion një përvojë të gjatë dhe të pasur menaxheriale dhe profesionale në ekipin tonë.

LUMNIJE BYTYQI

MENAXHERE E PASSION NË LAGJEN ULPIANË

Lumnije Bytyqi është menaxhere e Studio Passion në lagjen Ulpianë. Znj. Bytyqi është një profesioniste, ambicioze, posedon aftësi komunikuese si dhe aftësi shumë të mira profesionale dhe menaxheriale.

Znj. Bytyqi është vazhdimisht në gatishmëri për të zgjeruar përvojën e saj drejtë forcimit të aftësive profesionale dhe komunikuese në mënyrë që të rritet cilësia e shërbimeve ndaj klientëve.

DORUNTINA KONJUHI

MENAXHERE E PASSION NË RRUGËN NAZIM GAFURRI

Doruntina Konjuhi është menaxhere në Studion Passion në rrugën Nazim Gafurri. Znj. Konjuhi është një profesioniste e re, kurajoze dhe gjithmonë e gatshme për tu pajisur me aftësi të reja për t’i shërbyer klientëve. Posedon gjithashtu talent edhe në fushën e menaxhimit dhe organizimit.

Znj. Konjuhi është poashtu shumë e vëmendshme ndaj kërkesave të ndryshme të klientëve dhe është shumë e vullnetshme për t’i shërbyer klientëve sa më mirë që është e mundur.

…bëhu edhe ti pjesë e familjes sonë!

Stafi Profesional

Passion i ka kushtuar rëndësi të veçantë kualitetit profesional dhe njerëzor të stafit të tij profesional. Përzgjedhja e stafit profesional bëhet, duke vendosur kriteret më të larta të performancës në punë dhe me parametrat më strikte të etikës profesionale.

Madhësia aktuale e stafit profesional të Passion është mbi 40 profesionistë, të cilët ofrojnë shërbime të ndryshme. Ky numër është në rritje dita-ditës në linjë me zgjerimin natyral të Rrjetit të Studiove të Bukurisë Passion.

Stafi profesional i Passion është i përkushtuar në radhë të parë në dëgjimin aktiv të nevojave të klientëve. Më tej, stafi, pasi ka bërë konsultimet përkatëse profesionale, dizajnon zgjidhjet dhe shërbimet specifike në përputhje me nevojat e klientit. Pasi ia ofron klientit propozimet përkatëse, i asiston atij në zgjedhjen, që do të bëjë.

Çfarëdo nevoje, që kërkoni të plotësoni: të sillni ndryshime në dukjen tuaj, të thyeni monotoninë e vetëperceptimit, të jeni në trend me shijet më trendi, të doni të ndryshoni diçka në personalitetin dhe stilin tuaj, të përsosni imazhin tuaj publik dhe çdo nevojë tjetër, që ka të bëjë me ju dhe bukurinë tuaj, stafi profesional i Passion është i përkushtuar dhe pasional në realizimin e imazhit për bukurinë tuaj personale!

Stafi profesional i Passion në funksionimin e tij është vazhdimisht kreativ, origjinal dhe kontekstual. Ai njeh shumë mirë perceptimet tradicionale dhe ato moderne për bukurinë, dukjen dhe imazhin në Kosovë. Gjithashtu, është në kontakt permanent me trendet më të fundit në arenën botërore për modën dhe bukurinë. Kjo e bën atë të pajisur me cilësi të jashtëzakonshme profesionale dhe njohuri të thella për atë çka i duhet bukurisë suaj.

Administrata

Stafi administrativ i Passion, i përbërë nga më shumë se 10 persona, është vazhdimisht në dispozicion të klientëve për çdo gjë, që ka të bëjë me organizimin teknik të orareve të shërbimeve.

Gjithashtu, stafi administrativ është në dispozicion të të gjithë klientëve për të gjithë paketën e shërbimeve ´Kujdesi për klientë´.

Ky staf koordinon me shpejtësi dhe efikasitet edhe marrëdhënie të caktuara me bashkëpunëtorët e Passion.

Stafi administrativ i Passion posedon aftësi të larta komunikimi, kulturë njerëzore të kultivuar dhe njohje të gjera për sa u përket nevojave të klientëve. Ata ndihmohen nga trajnime dhe punëtori të ndryshme, që kanë në qendër të vëmendjes etikën profesionale dhe komunikimin e biznesit. Klientët e konsiderojnë stafin administrativ të Passion si një ndër më të aftët në korrektësinë, elokuencën dhe gjetjen e zgjidhjeve të duhura për ta.

Bëhu edhe ti pjesë e Passion

Passion është një ndër kompanitë më të pëlqyeshme për të punuar në Kosovë. Passion ofron një vend sfidues pune, një ambient shumë komod me marrëdhënie të shkëlqyera midis stafit dhe kushte financiare shumë të mira.

Në Passion ju do të keni mundësi të shprehni entuziazmin dhe kreativitetin tuaj. Nëse jeni të përkushtuar, origjinalë dhe profesionistë, atëherë Passion është vendi i duhur i punës për ju!

Apliko tani për një vend pune në Passion

Ju mund të aplikoni për të gjitha vendet e punës në kategoritë e lartpërmendura.
Në rastin e aplikimit nëpërmjet postës elektronike [email protected], ju lutem kini parasysh:
– të dërgoni një CV me foto;
– të cekni vendin e punës për të cilin aplikoni.

Aplikimet tuaja do të shqyrtohen paraprakisht dhe do të merren në konsideratë sapo të hapen vendet përkatëse të punës. Ju falënderojmë për interesimin tuaj për të qenë pjesë e Passion!

Jam një kliente e juaj, jeni më të mirët, love you...

ERIONA M. KAM

Passion realizon flamurin kuqezi në flokë...

FLORENTINA SYLA

Është (1) me plot kuptimin e fjalës, ju deshiroj jetë të gjatë dhe suksese...

ARBNOR VALENTINA BAJRAKTARI

REZERVO

Ne investojmë në kapacitetet menaxhuese ONLINE, duke i krijuar platformat më të mira ekskluzivisht për nevojat e klientëve të studiove tona, duke siguruar një menaxhim tejet efikas dhe domethënës për klientin dhe stafin e Passion.

   

https://www.bepassion.com/
Shtator 2019
Hën Mar Mër Enj Pre Shtu Die
2627282930311
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
30123456