Model: Dhurata Ahmetaj

Passion, në një bashkëpunim të ngushtë me fotografin me famë botërore Endrit Mertiri sjellin dhuratë unike për fundvit – setin e fotografive me stilet më të reja të flokëve dhe grimit.

Passion, si një nga markat më të njohura të kujdesit për shërbimet e bukurisë, edhe këtë vit do të japë kontributin e vet për zbukurimin e këtij fundviti. Në një bashkëpunim të ngushtë me këngëtaren e njohur Dhurata Ahmetaj dhe shumë modele të njohura nga Kosova, Passion sjell një set të ri të fotografive me stilet më të reja të flokëve dhe grimit.

Këtij binomi prestigjioz i bashkohet edhe fotografi i mirënjohur Endrit Mertiri, të cilin e njohim veçanërisht nga bashkëpunimet e suksesshme me marka kult botërore në fushën e modës, si: “Dolce & Gabanna” dhe “Vogue”, si dhe për veshjen e modeleve është përkujdesur stilistja Yllka Brada.

Passion, fotografi Mertiri do të sjellin dhuratë unike për fundvit në mjediset tona: shije unike, nuancë dhe finesë, duke paraqitur nëpërmjet fotove profesionale kombinime të ndryshme të flokëve dhe grimit.

Secila festë, veçanërisht ato të fundvitit, marrin më tepër shkëlqim dhe përjetohen më shumë, kur shoqërohen me ndjenjën e vetëvlerësimit të lartë të femrës, që duket dhe ndihet mirë. Passion do të kujdeset, pikërisht, që femërorja të dalë më shumë dhe më estetikisht në pah këtë fundvit dhe të gërshetohet natyrshëm me atmosferën festive.

Klientët e Passion dhe gjithë të tjerët do të kenë mundësi të realizojnë modele të flokëve dhe grimit njëjtë në të gjithë rrjetin e studiove të bukurisë Passion.

Fundviti i zbukuruar nga Passion! “beYOUtiful“