Model: Tringa Ahmeti

Se Kosova është sinonim i të bukurës dhe se kreativiteti është i pakufishëm, këtë e ka vërtetuar “Passion” që ka arritur të futet në mesin e mijëra kompanive të përzgjedhura nga një prej kompanive më të respektuara të produkteve të ondulimit në botë.

Rrjeti kosovar i studiove të bukurisë “Passion” ka arritur të shërbejë si model për kompaninë e produkteve për flokë, Eva Professional.

Kjo ka ndodhur pasi fotografitë e realizuara nga “Passion” kanë arritur të shërbejnë si shembull i suksesit për aplikimin profesional të ngjyrave të flokëve dhe grimit.

Fotografinë e ka realizuar Artan Korenica, kurse për flokët dhe grimin unik është përkujdesur “Passion”. Modelja që po e shihni është Tringa Ahmeti.

Është hera e parë që një kompani që përkujdeset për anën e bukur të femrës ka arritur të shfrytëzohet si model nga një kompani me renome botërore në sferën e modës sa i përket produkteve të ondulimit.