Models: Ira Asllani & Lea Spahiu

Passion ka prezantuar një set të ri të fotografive profesionale me modele të reja. Në këtë set, janë prezantuar stile të veçanta dhe origjinale të flokëve dhe grimit, të frymëzuara nga ndjenjat pozitive që sjellë atmosfera e festave të fund-vitit.

Të gjitha fotografitë janë realizuar nga Eugenio Qose, fotograf shqiptar që ka krijuar famë botërore për stilin unik të fotografisë. Ai ka ardhur nga Milano, ekskluzivisht për të realizuar këtë projekt që ka për qëllim të vendosë standard të ri të fotografisë profesionale në tregun tonë.

Për t’i dhënë një shije edhe më të mirë projektit, Passion ka angazhuar edhe këngëtaren Dhurata Ahmetaj dhe shumë modele të njohura nga Kosova, duke nxjerrë në pah bukurinë e flokëve natyrale në kombinim me grimin e thjeshtë.

Përmes këtij projekti, Passion ka prezantuar stilet e flokëve që do të dominojnë në vitin 2018, ku përfshihen nuanca natyrale. Gjithashtu, në set janë prezantuar edhe fotogafi me stile eksperimentale, duke përdorur ngjyrat ekstreme, si ngjyra origjinale e arit dhe argjendit.

Për veshjen e modeleve kemi angazhuar disenjatoren e njohuar Valdete Mustafa.