
Historia jonë nuk është ndonjë histori e thjeshtë, por ajo që vazhdoj duke u rritur nga pasioni i madh për të bukurën.
E themeluar në vitin 2003 në provincën e gjelbëruar të Veronës në Itali, Nook u ngrit nga dekadat e themeluesve të saj në prodhimin dhe shpërndarjen e produkteve profesionale të kujdesit të flokëve.
Që nga fillimi, Nook synon të zhvillojë “Laboratorin e Kërkimit dhe Zhvillimit” me energji dhe burime të konsiderueshme.
Misioni i kompanisë është të shpërndajë produktet dhe trajtimet e flokëve ekskluzivisht për tregtarët e industrisë së bukurisë dhe për sallonet e cilësisë së lartë në të gjithë botën.
Passion përdor produktet e markës së njohur botërore NOOK.
• Gjithmonë të përkushtuar drejt risive dhe produkteve të reja.
• Të përdorim produktet më cilësore dhe t’i ofrojmë shërbimet me çmimet më të volitshme dhe me kualitative në treg.
• Passion ofron vazhdimisht risi për tregun e Kosovës. Për shembull, i pari sjell në treg metodat dhe shërbimet më të reja të eksperimentuara në Evropë, SHBA dhe më gjerë.
Për Passion historia vazhdon me çdo klient, që kënaqet me shërbimet e studiove tona.
Dhe, çdo klient i yni, është pjesë e historisë dhe suksesit tonë!