HISTORIA

Passion, që nga themelimi më 24 shkurt 2003, ka qëndruar pranë klientëve me shërbimet e veta cilësore, të shpejta dhe të dizajnuara në mënyrë specifike për çdo klient. Këto shërbime përfshijnë trajtim të gjithanshëm për bukurinë e klientëve, duke u fokusuar më shumë në fushën e floktarisë. Suksesi i Passion i atribuohet pasionit të pafund që u kushtohet klientëve. Stafi, atmosfera dhe investimi i konsiderueshëm në studio, shërbimet dhe çmimet kanë në qendër të vëmendjes klientin dhe dukjen sa më efektive dhe origjinale të tij. Passion fillimisht operoi si një studio e vogël e bukurisë. Stafi professional, numri i madh i klientëve, kërkesat e shumta të tyre dhe mbështetja nga partnerët bëri, që numri i studiove të rritet në mënyrë progresive. Për Passion historia vazhdon me çdo klient, që kënaqet me shërbimet e studiove tona. Dhe, çdo klient i yni, është pjesë e historisë dhe suksesit tonë!

 


Studio

Filozofia e zgjerimit të shërbimeve të Passion mbështetet pikërisht tek të qenit sa më pranë klientëve dhe sa më kreativë në plotësimin e nevojave të tyre të bukurisë. Duke u bazuar në këtë filozofi, Passion planifikon edhe risi të tjera në zgjerimin e numrit të studiove të bukurisë.

 


Në trend

Gjatë kësaj periudhe, Passion organizoi disa prezantime dhe revy mode. Njëkohësisht, u bë partnere e denjë e shumë kompanive dhe personaliteteve nga fusha e modës dhe e bukurisë nëpërmjet një numri të madh seminaresh ndërkombëtare dhe vendore.

 


Katalogu i parë shqiptar

Në vitin 2004 Passion publikoi katalogun e parë shqiptar të frizurave me mbi 80 stile të reja të flokëve. Ky katalog pati efekt të fuqishëm në Kosovë dhe më gjerë, duke u konsideruar si fillim i një kulture të re në qasjen ndaj kujdesit për flokët dhe shënoi një hap cilësor në lidhjen midis modës dhe floktarisë në Kosovë dhe më gjerë.

service-img
modern romance collection
service-img
get this look
service-img
be a natural beauty