Kujdesi për klientin
Rrjeti i Studiove të Bukurisë Passion i ka kushtuar rëndësi të veçantë kujdesit për klientët. Kënaqësia e klientëve nga shërbimet tona është në fokusin e punës dhe vëmendjes sonë. Shërbimi "Kujdesi për klientët" bëhet nga stafi profesional, menaxherial dhe ai administrativ, të cilët gjithmonë janë të gatshëm për ofrimin e informacioneve të nevojshme për klientët.
Karakteristikat kryesore të kujdesit për klientët janë:
Stafi e di në çdo moment, se si duhet t’i trajtojë nevojat e klientit për shërbime. Kjo e bën atë të jetë refleksiv dhe të qëndrojë sa më pranë klientit.
Klientët tanë kanë ku të drejtohen në çdo moment, në rast se atyre u paraqitet ndonjë nevojë për shërbime.
Si drejtpërdrejt, ashtu edhe nëpërmjet formave të tjera të komunikimit (postë, postë elektronike, telefon, kutitë e kujdesit për klientë, faqja në internet e Passion, etj.), klientëve tanë u kushtohet menjëherë koha dhe përkushtimi i duhur.
Një nga mënyrat më efikase për Kujdesin për klientë janë edhe komentet e klientëve nëpër kutitë përkatëse të vendosura në çdo studio. Këto kuti janë të vendosura në ambiente të dukshme.
Stafi i Passion ka kënaqësinë të lexojë në vazhdimësi komentet e klientëve për të gjitha aspektet e punës.
Një element i rëndësishëm është matja e kënaqësisë së klientëve me shërbimet tona pikërisht edhe nëpërmjet këtyre komenteve. Niveli i kënaqësisë ka dalë të jetë mbi 94%.
Një komponent shumë i rëndësishëm i Kujdesit për klientë janë edhe produktet e ndryshme ekskluzive, që u ofrohen klientëve në studiot tona. Këto produkte janë të garantuara dhe jepen me çmime shumë të volitshme.
Passion vazhdon t’i kushtojë rëndësi të dorës së parë përzgjedhjes së produkteve për klientët, duke e bërë zgjedhjen e tyre më të lehtë dhe të sigurt.
Kontaktet e shërbimit të "Kujdesit për klientët" janë:
Tel: +383 44 222 222
E-mail: info@bepassion.com
Web: www.bepassion.com
Adresa: rr. Nëna Terezë, Qendra Tregtare, Kati i I-rë nr.1, 10000 – Prishtinë, Kosovë