Një pastrues (skrab) i kokës është i domosdoshëm për rutinën tuaj - kjo është arsyeja pse
news

Një pastrues (skrab) i kokës është i domosdoshëm për rutinën tuaj - kjo është arsyeja pse

Larja e flokëve mund të jetë natyra e dytë në rutinën tuaj të bukurisë. Ju sigurisht filloni duke u hedhur në dush, duke aplikuar shampo dhe duke u shpëlarë. Më pas, përfundoni me një kondicioner dhe një seancë të fundit shpëlarëse. Megjithatë, rezulton se mund të ketë një hap që ju mungon në regjimin tuaj të kujdesit të flokëve që mund të jetë mjaft i dobishëm – dhe ai është përdorimi i një pastruesi (skrab-i) të kokës. Lëkura juaj e kokës mund të përfitojë nga një eksfolim i vogël. Nëse flokët tuaj duken të sheshta dhe të rënduara, ose jeni duke përjetuar një skalp të thatë, eksfolimi i kokës mund të jetë pikërisht ajo që ju mungon në rutinën tuaj të kujdesit të flokëve.

SI TË EKSFOLIONI SKALPIN TUAJ

Mos u shqetësoni - shtimi i këtij pastrimi në rutinën tuaj të kujdesit të flokëve është shumë i thjeshtë. Lagni flokët dhe aplikojeni pastruesin (skrab-in) në rrënjë. Masazhoni butësisht produktin në skalpin tuaj përpara se ta shpëlani tërësisht. Pasi të keni përfunduar përdorni shampo, dhe pas shpërlarjes së shampos, përdorni kondicioner apo balsam.

 

Burimi: L'Oréal

Postimi i vjetër
Sa shpesh duhet t'i lani flokët, sipas një eksperti
Postimi i ri
Mënyra më e mirë për të mbështjellë flokët gjatë natës