Këshillë për pudrën e lëngët në lëkurën e thatë
news

Këshillë për pudrën e lëngët në lëkurën e thatë

Si duhet ta përgatisni lëkurën e thatë për pudër të lëngët?

Përgatitja e duhur e lëkurës së thatë për pudër të lëngët mund të bëjë një botë ndryshimi në mënyrën se si pudra e lëngët do duket dhe ndihet në lëkurën tuaj.

Fillimisht filloni duke pastruar lëkurën me një pastrues kremoz ose të butë si “CeraVe Hydrating Cleanser” dhe më pas me një tonik hidratues. Pas freskimit të lëkurës, rekomandohet përdorimi i një serumi të fytyrës i cili do jetë aktivizuesi më i mahnitshëm për të krijuar shkëlqim, duke forcuar barrierën e lagështisë së lëkurës. Si hap i fundit aplikoni një krem hidratues për lëkurën tuaj të thatë, i cili jep 24 orë hidratim për një pamje të ndritshme dhe të shëndoshë.

Nëse është ditë, mos harroni të përdorni një krem kundër diellit.

Një tjetër element që mund të jetë i dobishëm në përgatitjen e lëkurës së thatë për pudrën e lëngët është të eksfoloni lëkurën tuaj. Eksfolimi i lëkurës mund të ndihmojë në largimin e qelizave të vdekura të lëkurës dhe të ndihmojë me strukturën e lëmuar në lëkurë.

Nuk ka rregulla për teknikën që përdorni për të aplikuar bazën tuaj - por përgatitja e duhur e grimit për llojin e lëkurës tuaj është thelbësore.

 

Burimi: Lancôme

Postimi i vjetër
Mënyra e duhur për të pastruar një brushë flokësh
Postimi i ri
Si të krijoni qerpikë me pamje më të gjatë